31 të infektuar me COVID në Berat në dy ditët e para të 2021-shit! 80% e rasteve janë pensionistë (Të dhënat)

31 të infektuar me COVID në Berat në dy ditët e para të 2021-shit! 80% e rasteve janë pensionistë (Të dhënat)

Foto ilustruese

1609620870_160685144515875981791586284360Koronavirusssss.png

Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me COVID-19 në qarkun e Beratit.

31 është numri i rasteve të raportuara me COVID-19 në dy ditët e para të këtij viti. Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të janarit rezultojnë 19 shtetas "pozitiv", 13 në Berat dhe 6 në Urë-Vajgurore.

Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë. Mes këtyre rasteve është konfirmuar "pozitive" një mësuese në shkollën e mesme të muzikës "Ajet Xhindole" në Berat.

 Të dhënat e mësipërme i përkasin testimeve të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat, ku përveç Beratit testohen edhe banorët e Urës-Vajgurore, ndërkohë që qytetet Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan i kryejnë testimet në qendra të hapura posaçërisht për testime, brenda institucioneve përkatëse të shëndetit publik.


Lajmi kryesor:

Ulen ndjeshëm shifrat e COVID në 2 ditët e para të 2021-shit! Në total 9 viktima dhe 675 raste të reja në vend! Të shëruarit kapërcejnë të infektuarit


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet