Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë

22 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhje duke siguruar 92 vende, mbi 57% të votave. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.

Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se cila do të jetë e ardhmja e PD-së 31 vite pas këtij rezultati. Gazetari Flogert Muça shprehet se rezultati i opozitës në garën elektorale të 14 majit do jetë drastik. Sipas tij, të dyja pjesët e PD-së, nuk do arrijnë të marrin më shumë se 10 bashki.

“Nuk marrin më shumë se 10 bashki të dy fraksionet bashkë. si vulë dhe logo ndoshta është shkëputur nga Berisha. Kjo nuk zhbën faktin tjetër që demokratët aktivë janë rreth 20 mijë, ai që i karikon është Berisha”, tha Muça.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeajt dhe ish-deputeti Azgan Haklaj thonë se PD nuk duhet të pranojë më Sali Berishën. Haklaj thotë se PD e Alibeajt do të kandidojë në 61 bashki, ndonëse përballë ka edhe kandidatët e Sali Berishës.

“Ka patur mbledhje të gjata të Kolegjit të Kryetarëve, ka vendosur në mënyrë unanime t’i kërkojë kryesisë dhe të thërrasë këshillin, grupin e PD dhe të marrë një vendim historik për misonin historik për të shpëtuar PD nga përpjekja e dytë për ta gllabëruar. Kandidimin me 61 kandidatë në 61 bashki”, tha Haklaj

“Po të mos ishte Berisha, opozita do ishte e bashkuar. I vetmi që se pranon, është se Berisha e sheh si nënshtrim. Bashkimi do nënkuptonte një kandidat të vetëm të të gjithë opozitës”, tha Kthupi.

Në këtë situatë, Ibsen Elezi thotë se PD nuk e ka luksin të përjashtojë askënd, pasi qëllimi final është të arrijnë shumicën në zgjedhje.

“Kjo PD zyrtare s’ka të qartë pikëpamjet e veta politike. Problemi është se si këto pikëpamje politike i implementim në një mjedis të caktuar. Berisha nuk është i qartë në pikëpamjet e veta politike, por i është imponuar demokratëve si alternativë. PD nuk ka luksin të përjashtojë, PD është një shtëpi që duhet të hapë debat. Në fund ke qëllimin final për të arrit shumicën”, tha Elezi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/03/2023 03:21

    Z.Elezi,PD,po vuan pasojat pikerisht se nuk i dha duart Berishes.Ne fakt filloi me butakun Basha qe e lejoi Berishen te kandidonte dhe jo vetem te kandidonte,por te kandidonte ku te donte.Amerikanet kishin dhene te kuptonin qe Berisha duhej te dilte jashte loje,por kush mund t'i thoshte ndal /ajatollahut te PD/?! Po t'a kishin ndaluar te kandidonte,sot PD mund te ishte e bashkuar,mund te kishte humbur zgjedhjet,por jo dinjitetin dhe nuk do te ishte kaq e percare.Dhe ju z.Elezi,po tregoni shenja dobesie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër