31-vjeçari Saimir Sula u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, mbërrin në Spanjë letërporosia e prokurorisë shqiptare me 10 kërkesa

31-vjeçari Saimir Sula u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, mbërrin në Spanjë letërporosia e prokurorisë shqiptare me 10 kërkesa

Saimir Sula

Mbërrin në Spanjë letërporosia e Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare drejtuar autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulën, të cilit i hoqën zemrën në një spital në Spanjë. Letërporosia e autoriteteve shqiptare është nisur më datën 1 shkurt por sot ka mbërritur në Spanjë, ku pritet që të fillojnë hetimet për 31 vjeçarin. Më pas letërporosia do t'i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme të Spanjës për ekzekutim.

Në letërporosi prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula. Saimir Sula ka ndërruar jetë në spitalin 'Hospital Del Mar' në Barcelonë Spanjë dhe ka ardhur në Tiranë pa zemër. Mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë.

Në dosje thuhet se 31-vjeçari Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij. Në maj 2020 Sula shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, ndërkaq i bënë ekzaminime të tjera. Në dosje sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe një mjeke psikiatre i shkonte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi.

Pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje u verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital. Gjatë kohës që qëndroi në spital zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si "Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes". Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar. Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.

Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e Saimir Sulës, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Majlinda Sula, motra e 31 vjeçarit ka rrëfyer me detaje të gjithë historinë dhe motivet se përse dyshon te spitali. Ajo shprehet e bindur që vëllanë e saj e vranë. Dyshimet lindën menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e vëllait të saj pasi Sula ishte shëndoshë e mirë, tregon motra, dhe nuk kishte shfaqur më parë probleme as me zemrën dhe as me mushkërinë.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen