Një moment i kryeministrit Edi Rama është bërë viral në rrjet teksa imitonte blogerët që dolën në mbështetje të protestave për Zvërnecin dhe që akuzuan qeverinë për korrupsion.

Një faqe në rrjet, ka realizuar me këtë moment një video me AI, ndërsa Rama shfaqet i veshur me fund dhe taka. Vetë kryeministri e ka ndarë këtë video ndërsa me batuta shkruan “Hallall kush e ka bërë”.

“Na falni për vonesën, po po numëroja sa ishim dje. Çudi si nuk me dolën 2000. Siç tha një miku im:” Kce tash fckng btch”. Hahahahahhahahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahha”, shkruan Rama.