Të shtrirë në territore të ndryshme, grupet e Task Force, në prani të policisë gjyqësore, kanë proceduar 32 abonentë nga Ballshi, Fieri, Roskoveci, Patosi dhe rret.
Konkretisht, u kapën me shkelje të ligjit dhe të kodit penal, abonentët si më poshtë: Kadri K., Refat K., Gramoz Ç., Sos D., Fatmir P., Harrilla D., Hajri M., Shkelqim V., Kujtim D., Petrit M., Asllan H., Ylli B., Estref Y., Fatmir Rr., Baftjar M., Lulezim T., Fatmir L. Mynyr M., Ferdinant S., Zini B., Kadri J., Agim S., Gani C., Shefqet Z., Gezim D., Jani G., Themi Z., Themi M., Qemal K., Mylazim L., Jashar S., Ernest Dh.
Këta shtetas jane shoqëruar në polici, pas proceverbalit të hartuar nga Task Forcë e OSHEE dhe përfaqësues të policisë gjyqësore, mbi shkeljen e bërë, në kundërshtim me nenin 137 të kodit penal.
Vjedhjet e konstatuara janë kryer përgjithësisht përmes cënimit të matësit, ndërhyrjes në matës per të manipuluar të dhënat, lidhjes së paligjshme, apo furnizimit pa patur kontratë me OSHEE-në.
s.k/Shqiptarja.com











