Një grup kriminal prej 7 shqiptarësh është  dënuar  në total me 50 vite burg. Ata ishin të përfshirë në tregtinë e kokainës në Londër dhe Oksford.

Droga e kapur kishte një vlerë tregu prej 1 milion stërlina. Policia londineze i sekuestroi këtij grupi 32 kg kokainë. Të shtatë të arrestuarit pranuan akuzat e prokurorisë gjatë procesit gjyqësor.

Ergert Ibrihimi, u dënua me 4 vite burg. Gentian Rina, dhe Vilson Elezi  u dënuan  me nga 8 vite burg. Damiano Kola, dhe Edison Zemi do të vuajnë nga 8 vite burg, po aq edhe Klodian Rina. Ndërsa  Lulzim Ramadani,  u dënua me 5 vite burg.

Policia londineze thotë se ky grup kriminal ishte i aftë të siguronte dhe shiste më pas sasi të mëdha kokaine.

[gallery]25503[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com