Në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të PD-së në qytetin e Elbasanit u zhvilluar një festë e organizuar nga Rithemelimit. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, drejtuesve të demokratëve në Elbasan si dhe kandidatit për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçit, i pranishëm mes demokratëve ishte edhe Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.
Meta në fjalën e tij shprehu përkrahjen për Boçin në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa nga ana tjetër sulmoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se ka kriminalizuar vendin. Për Metën, 14 maji është momenti i shkëlqyer për të kthyer llogaridhënien dhe demokracinë në vend.
Sali Berisha në fjalën e tij tha se vijnë në këtë moment për të përmbysur monizmin e Edi Ramës, pasi paraqesin para shqiptarëve kandidaturat e lirisë, jo të shpellave, jo të zarfeve dhe klaneve mafioze.
Berisha e cilësoi si avantazh të jashtëzakonshëm faktin që është në aleancë me Partinë e Lirisë.
‘Të gjitha forcat opozitare të cilat besojnë se ky regjim duhet përmbysur një minutë e më parë.’- u shpreh Berisha.
Ndërsa Luçiano Boçi tha se kandidimi për kreun e bashkisë së Elbasanit është një betejë e çdo qytetari për të çuar çuar deri në fund qëllimin për të cilin u themelua kjo forcë politike, ndërsa ftoi të gjithë demokratët që të bëhen bashkë.
Sali Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Elbasan, ish-kryeministri tha se kjo forcë politike e ka shndërruar Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve.
‘Në rast se Edi Rama solli këtu uzinën më të madhe të miellit të partisë në Ballkan, PD e shndërroi Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve. Sot destinacioni më i afërt nga qendra e Tiranës është qendra e Elbasanit. Elbasani ka qenë djep i historisë dhe traditës. Ne u themeluam si parti e interesit kombëtar dhe e mbrojtëm atë. Asnjë parti tjetër nuk ishte në kushte më të vështira se ne. Jo vetëm se ne u themeluam tërësisht bazuar në idealet tona dhe realisht pa asnjë ndihmë konkrete nga askush se i tillë ishte izolimi i Shqipërisë, edhe ambasadat ishin të mbyllura për shkak të 2 korrikut.
Nuk kishim asnjë lidhje direkte përveç se frymëzimit të lëvizjeve antikomuniste të vendeve komuniste. Kishim idealet tona, guximin, vendosmërinë për të përmbysur këtu diktaturën më të egër dhe ja dolëm. Premtuam liri dhe të drejta njerëzore. Sot shqiptarët janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe vendet ku jetojnë. Kontribuuam në realizimin e objektivi historik që duhet të bëjë krenarë secilin prej jush.’- u shpreh Berisha.
Në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi kandidat i Sali Berishës për kreun e bashkisë, tha se është një nga ato anëtar partie që ka vendosur si misionar që t’i hyjë detit me këmbë që siç thotë ai, për t’i kthyer Elbasanit jetën e ndriçimin që meriton.
‘Personalisht, unë jam një prej anëtarëve të kësaj partie dhe kam vendosur bashkë me ju si misionar ‘t'i hyjë detit në këmbë’, për t'i kthyer Elbasanit jetën, ndriçimin dhe zhvillimin që meriton. Kandidimi im nuk është sfida ime politike dhe nuk është as lufta ime personale. Ajo është beteja e çdo qytetari, beteja e çdo demokrati për të çuar deri në fund qëllimin për të cilin u themelua kjo forcë e mrekullueshme politike. Si ditë feste, le të jetë kjo dhe një ditë refleksioni për të gjithë ne, për të lënë pas inatet, mëritë, keqkuptimet, interesat e ngushta dhe së bashku të ndërtojmë komunikimin dhe bashkëpunimin e idealeve të përjetshme, për një Parti Demokratike të suksesit e të fitoreve, për një Parti Demokratike të bashkuar. Gëzuar të gjithëve!’- u shpreh Boçi.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Elbasan ku ka mbështetur publikisht kandidatin e Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Luçiano Boçin.
'Është fatkeqësi e madhe që Elbasani, kjo bashki dhe ky qytet, ky qark, me potenciale të jashtëzakonshme në zemër të Shqipërisë, vetëm 20 minuta larg Tiranës, të jetë qarku i dytë më i varfri i Shqipërisë. Është e papranueshme, është kriminale. Potencialet e Elbasanit janë që të jetë një nga 3- Ka qarkulluar një lajm i jashtëzakonshëm. Në 7 vjet, e ka 60 fishuar importin nga Kolumbia. Çfarë është kjo? Kjo është pasqyra më e qartë se cili është modeli i shtetit të Rilindjes. Kriminalizimi i saj dhe i të rinjve dhe të rejave, modeli ekonomik, ai i pastrimit të parave dhe braktisjes së bujqësisë.
Shihni si ka falimentuar prodhimi i birrës. Shikoni çfarë insistimi ka për amnistinë fiskale. Për të instaluar një regjim mafioz. Jemi në kryeqendrën e arsimit, në Elbasan. E dini mirë se çdo vit mbyllen degë të reja në universitetin e Elbasanit. 4200 euro paguhet një mësues nga Buna e këtej. 9900 euro paguhet një mësues nga Buna e në anën tjetër. Pse? Sepse organizata kriminale e mbetjeve, që e bën km e rrugës 5 herë më të shtrenjtë se në Europë, në vend që të rriste rrogat për arsimtarët, fryjnë kostot fiktive.'- u shpreh Meta.
Dy kucedrat qe i kan zene frymen miletit,dy hajdutet ,dy bukshkelurit,dy kriminelat e shqiperis
PërgjigjuOre po ky likja cfar lidhje Ka me pd ne e elbasanit .po ne kinder ketij kemi protestuar tani kjo e kalon kufirin e paturpesise .
PërgjigjuKush eshte lajmi? Po na vertetoni budallallekun boteror qe, nje parti e djathte dhe nje e majte jane ne aleance per te permbysur qeverine e cila i perket nje partie gjithashtu te majte?!
Përgjigju