Themelimi i PD në Elbasan, Meta: 14 maji dita për të kthyer llogaridhënien dhe demokracinë në vend

Themelimi i PD në Elbasan, Meta: 14 maji dita për të kthyer llogaridhënien dhe demokracinë në vend

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Elbasan ku ka mbështetur publikisht kandidatin e Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Luçiano Boçin.

'Është fatkeqësi e madhe që Elbasani, kjo bashki dhe ky qytet, ky qark, me potenciale të jashtëzakonshme në zemër të Shqipërisë, vetëm 20 minuta larg Tiranës, të jetë qarku i dytë më i varfri i Shqipërisë. Është e papranueshme, është kriminale. Potencialet e Elbasanit janë që të jetë një nga 3- Ka qarkulluar një lajm i jashtëzakonshëm. Në 7 vjet, e ka 60 fishuar importin nga Kolumbia. Çfarë është kjo? Kjo është pasqyra më e qartë se cili është modeli i shtetit të Rilindjes. Kriminalizimi i saj dhe i të rinjve dhe të rejave, modeli ekonomik, ai i pastrimit të parave dhe braktisjes së bujqësisë.

Shihni si ka falimentuar prodhimi i birrës. Shikoni çfarë insistimi ka për amnistinë fiskale. Për të instaluar një regjim mafioz. Jemi në kryeqendrën e arsimit, në Elbasan. E dini mirë se çdo vit mbyllen degë të reja në universitetin e Elbasanit. 4200 euro paguhet një mësues nga Buna e këtej. 9900 euro paguhet një mësues nga Buna e në anën tjetër. Pse? Sepse organizata kriminale e mbetjeve, që e bën km e rrugës 5 herë më të shtrenjtë se në Europë, në vend që të rriste rrogat për arsimtarët, fryjnë kostot fiktive.'- u shpreh Meta.


Lajmi kryesor:

32-vjetori i themelimit të PD-së në Elbasan, merr pjesë edhe Meta, shfaqet krah Berishës! Ish-kryeministri: Aleanca me PL-në avantazh


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç