A do të ishe çmendur nëse do të të mbyllnin në një dhomë për 33 vjet dhe s’do të dilje dot kurrë që aty? Këtë pyetje bëjnë ambientalistët që kanë dalë në publik për të liruar nga qelia gorillën Bua Noi në Bangkok.
Do të ishte viti i largët 1990 kur në qendrën tregtare të kryeqytetit të Tajlandës do të mbërrinte, fare e mitur, kjo gorillë. Ajo do të mbyllej në një dhomë të vogël dhe thjesht do të ushqehej, për t’u përdorur si argëtim për qytetarët që shëtisnin nëpër qendrën tregtare.
Ambientalistë nga e gjithë bota kanë dërguar letra pranë autoriteteve dhe kanë organizuar protesta që gorilla të lirohet dhe të dal në natyrë, sepse nuk mund t’i trajtohet në mënyrë të këtillë asnjë kafshë.
Ajo është ulur aty dhe po vdes nga mërzia, thotë një aktivist për jetën e egër nga Tajlanda. Kemi bërë protesta dhe kemi marrë edhe fonde, por autoritetet nuk dëgjojnë nga ai vesh për të marrë masa, thonë aktivistët tajlandezë.
Gorillat janë kafshë sociale që zakonisht jetojnë në grupe familjare. Bua Noi ka 30 vjet që jeton në katin e shtatë të një kompleksi tregtar në qendër të qytetit. Më herët, edhe këngëtarja e famshme Cher iu bashkua atyre që bënin thirrje për lirimin e gorillës.
Përgatiti Sebastian Zonja
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.7%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9741
Lajme të tjera
-
FOTO GALERI/ Historia që frymëzoi të gjithë, Miss Tajlanda veshi një fustan të bërë me kanaçe për të respektuar prindërit
18 Janar, 20:52
-
Zjarr masiv në një Kazino në Kamboxhia, 19 persona të vdekur, 60 të plagosur, 30 të zhdukur
29 Dhjetor 2022, 16:58
-
Përmbytja e anijes ushtarake në Tajlandë, dëshmia e marinarit që mbijetoi: Kam notuar 3 orë, dallgët ishin rreth tre metra të larta
19 Dhjetor 2022, 19:06
-
Përmbytet anija ushtarake në Tajlandë, 31 të zhdukur, 75 persona të shpëtuar (VIDEO)
19 Dhjetor 2022, 09:02
-
Tajlanda emëron guvernatoren e parë myslimane
16 Nëntor 2022, 14:41
-
Sulmi në çerdhen e Tajlandës/ Gazetarët e CNN kërkojnë falje për hyrjen dhe filmimet në vendin e krimit
10 Tetor 2022, 11:23
-
'Po rrinte pranë trupave të shokëve se mendonte se po flinin', 3-vjeçarja Emmy, e vetmja e mbijetuar nga sulmi në Tajlandë! E paqartë dhe një mrekulli se si shpëtoi
8 Tetor 2022, 16:20
-
Tajlandë/ Ish-polici qëllon me armë zjarri në një kopsht, 38 të vrarë, 20 prej tyre fëmijë! Autori vret veten pas sulmit! Dyshohet se ka ekzekutuar dhe gruan e fëmijët e tij
6 Tetor 2022, 10:22
-
‘Pica çmendurisht e lumtur’ me kanabis ‘çmend’ turistët në Tajlandë
3 Dhjetor 2021, 11:40
-
Po punonin në katin 26-të, gruaja i pret litarin dhe i lë të varur, në rrezik jeta e punëtorëve në Tajlandë: Isha e inatosur, nuk më kishin informuar për punimet
31 Tetor 2021, 12:18
-
Këto janë 5 vendet që po hapen dhe jetojnë me pandeminë
17 Shtator 2021, 04:03
-
Elefanti ‘artist’ pikturon peizazhin, videoja bëhet virale në internet (VIDEO)
9 Korrik 2021, 14:09