Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg Agim Cekën, shoferin e karrotrecit në të cilin gjendeshin automjetet 'Toyota Yaris' ku brenda këtyre të fundit ishin fshehur 3.4 milion euro. Apeli hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Cekës, ku pretendohej se kanë mbaruar afatet hetimore dhe kërkohej lirimi i Cekës.
Apelit për Krimet e Rënda i rrëzoi këto pretendime dhe nuk e liroi Agim Cekën ndërsa zgjatja e hetimeve është vendosur që të jetë deri më 24 shtator të këtij viti.
Në lidhje me këtë ngjarje po kryhen hetime edhe në Belgjikë, ku pala belge ka kërkuar pak kohë më parë dëshminë e kreut të opozitës Lulzim Basha. Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.
Komento