Durrës, bllokohen në port rreth 4 mln euro në 2 makina, operacioni u dekonspirua nga Basha tre ditë përpara, 3 në pranga/ EMRAT+VIDEO

Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë mister mbetet njeriu që porositi makinat.

FOTOT/Kamioni i ngarkuar me 9 makina,  me rreth të kuq njëra nga dy makinat tip 'Toyota Yaris' ku u sekuestruan 4-5 mln euro

Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ‘Toyota Yaris’, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.

Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 nln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.

Deklarata e Lulzim Bashës ditën e enjte në Kuvend

Pikerisht dy makinat Toyota Yaris ku u gjetën eurot ishin nisur Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe mbrëmë u nisën nga Bari me tragetin 'GNV' për në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin. Por gjatë kontrollit të makinave rezultoi se shuma ishte e ndarë në dy makina, në një vend të posaçëm te dyert e para, dhe nuk ishin 1.5 milionë si e dinte Basha por me shume. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Ndërkohë që vijon numërimi i eurove jo me makineri dhe procesi merr kohë, pasi shënohet numri i serisë së kartëmonedhave.

Njëra nga dy makinat tip Toyota Yaris ku u sekuestruan 4-5 mln euro


Policia ka arritur të arrestojë 3 persona deri tani, shoferët e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 dhe administratorin e kompanisë së transportit të automjeteve, por ende mbetet mister njeriu qe i porositi. Gjithashtu mbetet për t’u zbuluar pse lideri i opozitës Lulzim Basha e ka dekonspiruar operacionin në Kuvend tre ditë më parë duke shkatërruar hetimet dhe njoftuar porositësit e mjetit. Në fakt nëpërmjet deklaratës së Lulzim Bashës, destinuesi i shumës së parave, që me shumë mundësi ka origjinën nga trafiku i drogës është lajmëruar dhe ka marrë masa për të shmangur drejtësinë duke mos shkuar për t’i tërhequr. Një skandal që patjetër do të prodhojë debat të ashpër politik por edhe hetimet nga autoritet për të identifikuar  burimin e informacionit që ka rrjedhur në duart e Lulzim Bashës.


Ekstrakti, kompania e transportit të automjeteve e Edi Likës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 25/06/2018 07:34

    Prandaj Bie euro pikiade , sa per bashen Si ka ngel gje tjeter vetem te bej ciceronin !

    Përgjigju
  • TRUMP: 25/06/2018 03:24

    Parate e teatrit te ri kombetar.Askush nuk thote mirboll se na duhen por nga vijne.Prokurore e Gjygjtare Deputete e Kryeministra Kryetare Bashkish e Komunash ju del sheshit qe I kane te vjedhura dhe askush nuk thote gjysem fjale.Shtet legen.

    Përgjigju
  • Ops: 24/06/2018 21:44

    Komunistet jane te merzitur me bashen pse tha nje te vertet qe ato se besonin dhe nuk jane te merzitur qe shqiperia eshte bere lavatrice e lekeve te pista, mjer femijet tuaj pa llogjika juaj kuptohet ju keni te paren partin pastaj te tjerat. Turp me vjen keq qe shoh cdo dite gjera nga me te keqiat dhe disa rrogetarve ne shteto ose disa paraziteve i duken normale. Turp ne qafe paci femijet se vete keni ikur me kohe ju

    Përgjigju
    • Opsi Topsi: 24/06/2018 22:42

      Prandaj nuk ben perpara shqiperia sepse ka vandale si ty dhe femijet e tu qe thoni komunist dhe ballist.Fajin e kane te dy palet qe 28 vjet nuk ngriten dot nje shtet ligjor. Fajin e kane Opsi Topsit si ty qe shkoni si dele me syte mbyllur per te votuar vetem e vetem per partite e qelbura. E pate si i rrezoi Italia, Greqia, Franca, SHBA kasten e vjeter? Po te votoje populli ne mase kundra atyre qe nuk i do, nuk ka bir kur... qe mund ti vjedhe voten. Shqiperia ka qene lavatrice e parave te pista ne kohen e Saliut tend, ne kohen e Nanos, prape te Saliut dhe tani te Rames. Ju protestoni me Stresin e droguar kundra droges, te tjeret i tremb fantazma e Saliut dhe ky popull mbetet ne qerthullin e poshtersive te ketyre te pangopurve. 9 milon euro terhoqi cash Nuel Kalaja i Shkerdhenit, ishin para te pastra ato? Apo atehere nuk mendoje per femijet e tu? 26 te vdekur Fatmir Gerdeci dhe miliona te futura ne xhep, jane para te pastra? 260 milion euro abuzimi i Bashes me rrugen e kombit, jane para te pastra? Merzitemi se Basha & Co dhe Rama & Co i kane kazmen ketij vendi, kane djegur rinine e shqipetareve dhe tani po i djegin dhe te ardhmen e femijeve te tyre. Juve baloistet nuk merreni me droge e korupsion vetem se bashkepunuat me pushtuesit, vodhet arken e shtetit dhe tani beni viktimen se ju vrau Mehmet Shehu. E gjithe bota i vrau kolabocionaristet e luftes se dyte.

  • Fredi: 24/06/2018 19:23

    Shteti shqiptar ka rene me kohe dhe kjo per faj te vete shqiptareve. Nese do kishte shtet policia duhet te shoqeronte sot Lulzim Bashen dhe prokuroria ta merrte ne pyetje si person qe ka djeni per ngjarjen. Basha nuk eshte gazetar qe te mbroje burimin e informacionit. Po kush ta bej? Te mbaruarit e prokurorise qe trimin e bejne vetem me fakiret?

    Përgjigju
  • demi: 24/06/2018 18:16

    Dakort qe e dekonspiroi Basha por ky nga e gjeti informacionin deri sa ishte sekret, kjo duhet zbuluar dhe vene para pergjegjsise ata qe shesin informacionin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik