Dosja e 3.4 milion eurove, belgët kërkojnë dëshminë e Lulzim Bashës

Prokuroria Belge, i është drejtuar me një letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milion eurove në portin e Durrës. Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave. Personat e proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Nisur nga kjo situatë prokurorët Belgë, kanë kërkuar nëpërmjet një letërporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

 Pritet që në ditët në vijim kryedemokrati të japë shpjegime për 3.4 milion eurot që u gjetën në makinën “Toyota Yaris” para disa muajve në Portin e Durrësit çështje, për të cilën, Lulzim Basha ka akuzuar një ditë para se ngarkesa të kapej, kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje. Ndërkohë pak muaj më parë Belgët sollën në Shqipëri disa informacione përfshirë këtu dhe dëshmitë e disa personave. Përgjigjia që ka mbërritur nga Belgjika në prokurorinë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milion eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmon shumë hetimet e akuzës. Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinën e parave por dhe për personin që ka futur në “Toyota Yaris“ shumën e 3.4 milion eurove. Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marrë në pyetje nga autoritet e këtij vendi.

Gjatë marrjes në pyetje shtetasi Belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin. Gjithmonë sipas dëshmisë së shtetasit belg, është takuar me klientin dhe më pas ka rënë dakord ti shiste automjetin shqiptarit. Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjëve Alfred dhe Elvis Vladi. Hetuesit kanë marrë të dhëna edhe për sa i përket aktivitet kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit në Blegjikë, ku sipas përgjigjes nga policia e këtij vendi thuhet se ata nuk janë proceduar ndonjëherë në Blegjikë për asnjë vepër penale. Por ndryshe nga sa thonë autoritet belge, njëri nga kushërinjtë Vladi, Elvisi tre vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës. Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës. Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg. Nga ana tjetër prokurorët kanë dyshime të forta se makina “Toyota Yaris“ është blerë nga Alfred Vladi dhe më pas në dyert e makinës është fshehur sasia e parave prej 3.4 milion euro, duke u nisur me pas në Shqipëri së bashku me 7 automjete të tjera që ishin ngarkuar në një kamion tip “Bizar”. I pari që nxori emrin e Alfred Vladit në prokurori ishte Alban Mollaymeri. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina. Ai deklaron se disa muaj më parë ka porositur disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana. Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë Shqipërisë. Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin e tyre. Nga kqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve. Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qenë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi. Por nga verifikimi i dokumentacionit, “Toyota Yaris” ekziston se është porositur nga Mollaymeri.

 

Kërkesa e prokurorisë Belge ndaj Kreut të PD-së Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 11/06/2019 21:16

    Kurse un them qe ai paralajmrim qe dha Basha ne parlament per makinen me euro nuk kishte lidhje me Ballen por me njeriun e Loqes qe i priste eurot, thjesht qe paralajmrim me spond. I bien deres qe te degjoj drritarja.

    Përgjigju
  • Hasan p: 11/06/2019 18:48

    Porositesi dihet qe eshte T Balla! Te shikojme do ti permbahet deponimit te pare apo jo! E hengri edhe kesaj here L Basha nuk e hodhe poshte narkoshtetin. Por nje gje ju them cunami po vjen ai sapo ka kaluar ishujt e indonezise dhe po vjen! I nenti i vertete! Poshte narkoshteti. Hahaha. O rrofshi qe na kenaqet pera televizorit

    Përgjigju
  • Populli: 11/06/2019 18:26

    Prit print se Dardha e ka bishti prapa me duket se Luli qenka perlyer keq ndaj bejne Gam Gam keto

    Përgjigju
  • fletthirja: 11/06/2019 17:06

    Narko shteti , paska zene dhe drejtesine belge ! Hetim politik , akuza politike ! Futi nje raport , perderisa je i ngjirur, do jesh i ftohur !

    Përgjigju
  • Tirana: 11/06/2019 16:30

    Perta na ka ra vlera si popull se ku do si shkojm na paragjykojn .se kena politikaj si ky. Si i zoti shpis edhe familja

    Përgjigju
  • Popull: 11/06/2019 15:59

    Ky Luli yne te dashur Belg nuk deshmon dot se eshte pak semure eshte ftohur ne bith!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Hinglateri: 11/06/2019 16:06

      I ftohur ne bith po shalet e ngjitme qe ka si i behet?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë