3.4 mln euro, Taulant Balla: Do kallëzoj penalisht Lulzim Bashën për shpifje

Lulzim Basha akuzoi sërish sot Taulant Ballën se është ai garanti i shumës prej 3.4 milionë euro të sjella në Shqipëri duke i fshehur në automjetet e importuara nga Gjermania përmes një trajleri. Më konkretisht, paratë janë gjetur në dy automjete, mes tyre edhe në një "Toyota Yaris", për të cilën Basha foli edhe nga foltorja e Kuvendit të enjten dhe akuzoi po Ballën si porositës, së bashku, sipas tij, me shumën e 1.5 milion euro.  

Por kreu i grupit parlamentar socialist thotë se do ndërmarrë veprime ligjore për këto akuza të Bashës. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Balla tha se do kallëzojë penalisht kryetarin e PD dhe se kësaj çështje do t'i shkojë deri në fund. 

Së pari përshëndës aksionin e radhës të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe jam shumë i sigurt se aksione të tilla po ndodhin sa më shpesh. "Babalja" këtë muhabet ka, ku sa herë ndodh një operaicon i policisë ku kapen kanabis, kokainë apo para, Lulzim Basha do mundohet të bëjë pis këdo nga PS. Deklaroj me përgjgjësi të plotë se nuk kam asnjë lloj lidhje dhe asnjë lloj dijenie për këtë. Por, kjo është një çështje në hetim e sipër, të hetohet kushdo, edhe ai që bën akuzat. Do ta konsideroj edhe kallëzimin penal për shpifje të rëndë ndaj personit të papërgjegjshëm që për fat të keq është në krye të PD. 

Kjo është një shpifje e ulët dhe do ta vlerësoj nëse ia vlen të merrem me Bashën për një shpifje të rëndë, por sa kohë që kjoë shtë një çshtjë në hetim, shpifjet e Bashës do verifikohen edhe nga Prokuroria. Të jeni të sigurt se në fund do dalë shumë e qartë se kush është pas kësaj çështje. Një gjë e deklaroj me përgjegjësi të plotë që është e turpshme që PD ka një gënjeshtar të këtij niveli pa pikë turpi, qëe hedh baltë ndaj kujtdo. Me mua t'i bëjë llogaritë mirë, se kjo çështje do qartësohet deri në fund. Unë do ta padis penalisht Luzim Bashën, kjo s'bëhet fjalë, sepse nuk mund të toleroj një palaço burrë si Lulzim Basha që të hedhë sado pak baltë mbi figurën dhe persronalitetin tim. Në gjithë jetën time politike nuk am asnjë damkë, ndërsa Basha është një prej personazheve më të pista të politikës shqiptare. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

A ishte Taulant Balla garantues i parave?

Intervista e plotë te "5 pytjet nga Babaramo".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 26/06/2018 03:00

    Balla ka mbeshtetjen e Rames ASHTU sic e PATI dhe Tahiri KETA KRIMINELE TE POPULLIT ME TAHIR ME XHAFAEN ME BALLEN ME KRYE DROGEN RAMA POPULLI DUHET TI NDESHKOJE ME MOSDHENJE VOTE

    Përgjigju
  • DELJA: 25/06/2018 20:21

    Kallezo TAHIRAMETEN DHE PASTAJ LAJ GOJEN per BASHEN JENI KTHYER me lakenj te uritur.JU VRAFTE ZOTI ME CFARE PO NA BENI .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille