35 mln euro nga Kina për Iniestën
përgjigjja e spanjollit është negative

35 mln euro nga Kina për Iniestën<br />përgjigjja e spanjollit është negative
Andres Iniesta, sipas asaj që njofton spanjollja “AS”  ka refuzuar dy oferta nga futbolli kinez, me një “mendjelehtësi” për t’u habitur. Njëra, madje, shkonte në kuotën e 35 milionë eurove në sezon, pa llogaritur privilegje të tjera.

Një kontratë në letër, gati për t’u firmosur. Tani për tani, përgjigjia e tij nuk ishte pozitive. Por, kinezët këmbëngulin dhe shpresojnë t’ia dalin në tentativat e tjera.

Kapiteni katalanas i ka qetësuar të gjithë të enjten: “Unë përfitoj nga ky rast për të thënë se për asnjë gjë, Iniesta dhe Barcelona nuk do të kenë ndonjë problem.”

Iniesta është në proces rinovimi me Blaugranët, por nuk e ka bindur oferta e parë e klubit. Bartomeu i ka propozuar atij zyrtarisht edhe dy vite kontratë shtesë. Iniesta, i cili mbush 33 vjeç në maj, kontratën aktuale e përfundon në qershor të vitit 2018 .

Në fakt, Iniesta është jo pak i shqetësuar për humbjen e famës sportive. Ai ka luajtur 1390 minuta zyrtare në këtë sezon, vetëm 39.6 për qind të asaj, që ka qenë e mundur. Kohët e fundit dukej e pamendueshme që Iniesta të largohet nga “Camp Nou”.
 
Mirëpo, tani, opsion për të mos e përfunduar karrierën te klubi i tij mëmë është një mundësi. Në këtë drejtim ekziston një precedent, si Xavi, i cili e pa të reduktuar rolin e tij te Barcelona në sezonin 2014-2015 dhe vendosi të largohej.

Një faktor kyç, në favor të rinovimit me Barcelonën, duket se është Botërori i vitit të ardhshëm, ku Iniesta do të jetë patjetër i pranishëm. “Rusia 2018” do ta zbukuronte edhe më shumë karrierën e tij të paharrueshme në ekipin kombëtar. Më pas, shkuarja në Kinë, pas Rusisë, duket një biznes i mirë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…