3.5 mln shqiptarë nesër drejt kutive të votimit, Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

3.5 mln shqiptarë nesër drejt kutive të votimit, Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Pas një muaji fushatë elektorale, në orën 00:01 të kësaj të shtune ka nisur zyrtarisht heshtja zgjedhore.

Sipas ligjeve të Shqipërisë, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ditë në të cilën ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut zgjedhor. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor. Për çdo parti apo kandidat që e thyen heshtjen zgjedhore, gjobitet nga KQZ-ja me 500 mijë lekë dhe ankimimi i këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Nesër, më 30 qershor, 3.5 mln shqiptarë që kanë të drejtën e votës do t'u drejtohen kutive të votimit ku do të zgjedhin kryebashkiakun e ri në 61 Bashki të vendit. Ndryshe sa ka ndodhur në këto 28 vite pluralizëm, këto të zgjedhje zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, me këtë të fundit që ka djegur mandatet si dhe ka refuzuar që të marrë pjesë në zgjedhje, pa largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, këto zgjedhje vijnë një një kohë kur vendi ndodhet në një krizë institucionale, kur ka tre dekrete mbi datën e këtë zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta; dekretin kur është caktuar 30 qershori, kur është zhdekretuar dhe dekreti i fundit kur është caktuar data e tjetër 13 tetor.

Për këtë është shprehur Kolegji Zgjedhor, të cilën kanë vlerësuar si antikushtetuese zhdekretimin dhe '13 tetorin' duke lënë në fuqi 30 qershorin, datë për të cilin ndërkombëtarët janë shprehur njëzëri për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Megjithatë në Kurbin dhe Kombinat, disa mbështetës të PD-së kanë dalë para KZAZ-ve ne pankarta në duar ku kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Edhe protesta në heshtje zgjedhore përbën krim dhe dënohen me 1-5 vite burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Pas Kurbinit, mbështetësit e PD-së para KZAZ-së në Kombinat me pankarta 'dega nr.6 s'nënshtrohet'

E njëjtë si në Kurbin është paraqitur situata edhe para KZAZ-së në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ata janë shprehur kundër zgjedhjeve të 30 qershorit, e ndërsa kanë kërkuar edhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet "dega nr.6 nuk nënshtrohet", "Mbrojmë Kushtetutën" "Jo Monizëm".

Ora 11:25
PD e Kurbinit thyen heshtjen zgjedhore, protestojnë me pankarta 'Rama Ik'

PD e Kurbinit thyen heshtje zgjedhore. Dhjetëra militantë demokratë kanë dalë përpara KZAZ-së numër 15 me pankarta "Rama ik", e ndërsa siç raporton gazetari i Report Tv, Julian Hila, përfaqësuesit e kësaj partie, kanë deklaruar se nuk po kryejnë shkelje të ligjit pasi zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 30 qershor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popullsia: 29/06/2019 19:21

    Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë. 3.5 mln shqiptarë nesër drejt kutive të votimit??????????????? Ka diçka që nuk shkon

    Përgjigju
  • drini: 29/06/2019 15:50

    3.5 milion votues? Pse sa eshte popullsia e shqiperise 5 milin banor?

    Përgjigju
    • Daku: 29/06/2019 17:55

      E ka fjalen me gjithe Beogradin dalim 3.5

  • Hinglateri: 29/06/2019 11:28

    Malokeria na mbyti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)