35 pilotë nga 7 shtete ‘fluturojnë’ në qiellin e Beratit, spektakël parashutash në qytetin historik

Drejtuesi i Federatës së Aeronautikës së Shqipërisë, Alket Islami tha se kjo garë organizohet çdo vit me qëllim nxitjen e sportit tek të rinjtë.

“Të rinjve u shërben shumë! Ne kemi 4 pilot të ekipit kombëtar  por pritshmëria është më e madhe. Ne jemi të hapur duke bërë gara në qytete të ndryshme duam të kemi prurje të reja. Beratin e kemi shumë afër ky vend nesër do jetë i gjallëruar me sportin sepse është parashikuar një projekt shumë i madh që do jetë qendra e fluturimeve, do jetë me pedonale nga qyteti që të gjithë të kenë mundësi të ndjekin këto gara”.

Pas Beratit, gara e aeronotikës, ku pilote janë vajzat do të zhvillohet në Vlorë.

“Në këto gara ka edhe vajza  gara e vajzave është shumë e fortë dhe ato konkurojnë denjësisht në Albania Open në Vlorë janë mbi 15 vajza të cilat vijnë nga gjith bota  për të garuar këtë vit. Kjo do të zgjasë dy ditë garë dhe ceremonia në fund do të shpalli fituesin .Gara është kush ulet në pikën zero kush ulet elektronikisht emocioni është tek pika zero kush merr më pak centimetër ai fiton …”

Pilotët e rinjtë tregojnë emocionet e fluturimit mbi Berat.

“Kam 8 vite që merrem me garën e precizonit. Kam garuar dy herë pres tretën. Berati është qytet i  bukur nga sipër duket shumë mbresëlënës .Kjo garë është tepër e bukur dhe në këtë garë duhet precesion për të kapur pikën mesazhi që garuesit përcjellin. Të rinjtë të lënë kafenenë  dhe të merren me sport”.

Një tjetër garuese shprehet se “sot është ditë e bukur dhe na favorizon ajri. Ne kemi shumë vajza në grupin tonë madje dhe kampione”.

“Unë jam nga Bullgaria është hera parë që vij në Shqipëri dhe në qytetin e bukur të Beratit. Ky qytet ka njerëz shumë të mirë gjithçka është prefekte do të dëshiroja të kthehem gjithmonë këtu”.

Kampionati u zhvillua nga 17 deri më 19 mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Kampionati i hedhjes së parashutave në Berat, në vend të parë renditet piloti nga Sllovenia

1679250658_eee.JPG

Piloti nga Sllovenia Matjas Sluga është renditur në vend të parë për hedhjen me parashuta në kampionatin ‘Berati Open Air’. Në vend të dytë u rendit Eduart Daci nga Kosova dhe në vend të tretë piloti nga Shqipëria Xhonatan Islami.  

Për kampionatin kombëtar të aeronautikës, në vend të tretë u rendit piloti nga Kosova, Safet Syla, në vend të dytë Xhonatan Islami dhe në vend të parë Eduart Daci.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali Polo: 19/03/2023 20:57

    Është bukur të meresh me sport por mendoj se sporti i aeronautikës,është një nga sportet nga më të bukurat e të gjitha sporteve pasi të shkëput nga toka për të shijuar hapsirën dhe të jep ndjenjën e lirisë ! Mendoj se një ndër vendet më të bukur për të fluturuar me parashutë do të jetë mali i shenjtë i Tomorrit! Respekte edhe shpresoj shumë që mendimi im që Berati dhe Tomorri të bëhet qëndra Evropiane e këtij sporti !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve! S’duhet të jetë burrë, thjesht çingije

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve! S’duhet të jetë burrë, thjesht çingije