Të paktën 36 minatorë u vranë të enjten pasi një pjesë e një miniere të bakrit u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos. Miniera është në pronësi të gjigantit minerar anglo-zviceran Glencore .
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë në vendngjarje, tha kryetarja e bashkisë së qytetit, Veronique Upite Nkamina. Ajo tha se 36 trupa janë tërhequr nga rrënojat dhe janë marrë në një morg.
Sipas një deklarate nga Glencore, minatorët punonin pa leje në kompaninë e bakrit Kamoto (KCC) në rajonin juglindor të Kongos.
Glencore tha se kishte regjistruar një rritje të minierave të paligjshme në operacionet e saj në zonë, me një mesatare prej 2,000 minatorë të paligjshëm .
"Kjo ka shkakuar një rrezik të konsiderueshëm për punonjësit, pajisjet operacionale dhe vetë minatorët", tha Glencore në deklaratë.
Në deklaratë, Glencore konfirmoi 19 viktima dhe tha se OEK është duke ndihmuar me operacionet e kërkim-shpëtimit.