3600 të dënuar janë vaksinuar me të dyja dozat në burgjet e vendit! 600 punonjës ende të pavaksinuar plotësisht

3600 të dënuar janë vaksinuar me të dyja dozat në burgjet e vendit! 600 punonjës ende të pavaksinuar plotësisht

Në një vaksinim të mëparshëm në burgje

Në të gjitha burgjet e vendit janë vaksinuar plotësisht rreth 3600 të dënuar, ndërkohë që janë rreth 600 punonjës të cilët ose kanë bërë vetëm dozën e parë, ose nuk kanë bërë asnjë dozë të vaksinës anti COVID. 

Ka qenë vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili ka monitoruar nga afër ecurinë e vaksinimit në burgun “Mine Peza” në Tiranë. Ai ka inkurajuar drejtuesit e burgjeve për intensifikimin e punës ndergjegjësuese për mbulimin 100 përqind me vaksinim në të gjitha IEVP.

“Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgimit, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgosurit dhe të dënuarit, kanë probleme me drejtësinë, janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetësore njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë. Në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ne kemi dy grupe vaksinimi, ndërkohë që na është premtuar se do të kemi vaksina sipas preferencës së personave në konflikt me ligjin”, ka thënë ministri Manja.

Nga ana e tij Drejtori i IEVP “Mine Peza”, ka përmendur faktin se në institucionin që ai drejton, nga personeli janë vaksinuar 97 përqind, ndërkohë që të burgosurit janë në masën 65 përqind të vaksinimit të plotë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?