Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, me pasojë vdekjen e një 18-vjeçarje. Algert Dushi, 37-vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor në aksin rrugor Qerret-Durrës.

Për pasojë ka humbur jetën Floriana Kolgjini, 18 vjeçe, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.