Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Rama: Shqiptarët jashtë atdheut i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin, ngrenë lart emrin e këtij vendit

18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Lëvizja masive e popullsisë nuk është një fenomen i ri në histori, ndonëse sot ky fenomen tashmë është ndërkombëtarizuar.

Në Shqipëri  rënia demografike vijon që prej 3 dekadash, pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Për shkak të emigracionit, vendit tonë sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.

Kjo ditë është vendosur duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën. Ka qenë viti 2000, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve. Kjo ditë është vendosur duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Emigracioni ka pësuar një rritje të pashmangshmokbe, dhe kjo rritje sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fakti që gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë për vende pune në ekonomitë në zhvillim.

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video, dhe ka shkruar se shqiptarët jashtë vendit i kanë dhënë gjithçka Shqipërisë dhe kanë ngritur lart emrin e këtij vendi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Dita ndërkombëtare/ Ruçi: Krenar që Kuvendi i Shqipërisë hapi rrugën për mundësinë e votës së emigrantëve nga vendet ku jetojnë

1606382728_Sequence03.00022705.Still013.jpg

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, edhe kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare nëpër botë. Ruçi shprehet krenar që më në fund Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj legjislature hapi rrugën për mundësinë e votës së emigrantëve nga vendet ku jetojnë.

“Dita ndërkombëtare e emigrantëve është një moment reflektimi për historinë dhe aktualitetin e emigracionit shqiptar, për diasporën e hershme dhe të re të Shqipërisë. Diaspora e hershme ishte një promotore e zgjimit, rilindjes dhe forcimit të vetëdijes kombëtare e pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës punëtorëve të mendjes, të penës dhe luftëtarëve e patriotëve të diasporës që e prezantuan dhe mbrojtën pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë në kancelaritë perëndimore. Diaspora e re është një faktor i fuqishëm i mbështetjes së zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të vendit. Emigrantët shqiptarë janë sot qytetarë evropianë dhe perëndimorë; një urë e rëndësishme e bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet ku ata jetojnë; një faktor emancipimi dhe kulture; kontribuues dhe sponsor në sistemin e mirëqenies në vendet ku jetojnë dhe për familjet dhe atdheun e tyre. Unë jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj legjislature hapi rrugën për mundësinë e votës së emigrantëve nga vendet ku jetojnë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

 

Ora 13:54
Dita Ndërkombëtare e Imigrantëve/ Meta: Në Shqipëri vijojnë ritmet e shpopullimit, duhet reflektuar me shpejtësi

1607767921_META.jpeg

Presidenti i Republikës Ilir Meta në mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve ka shprehur edhe një herë shqetësimin për atë që ai e quan shpopullim të vendit. Meta bën thirrje për reflektim dhe shkruan se shqiptarët duhet të bashkohen.

"Shembja e diktaturës së egër në fillim të viteve 90-të provokoi një eksod masiv. Tre dekada pas atyre ngjarjeve tronditëse, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike sepse të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar. Të dhënat zyrtare të Zyrës Evropiane për Emigracionin bëjnë me dije se 64% të emigrantëve ilegalë në Evropë, nga rajoni, janë nga Shqipëria.

Shumica e tyre janë të rinj, që sistemi aktual nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi. Vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen.

Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, risjell në vëmendje domosdoshmërinë për të reflektuar me shpejtësi, përgjegjshmëri dhe maturi për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare, që nuk duhet të vazhdojë as edhe një ditë më shumë.

Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të gjithë, është koha të bashkohemi të gjithë, brenda dhe jashtë Atdheut, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË.

Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë! Të bashkohemi për rininë, që zëri i saj të dëgjohet në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe në çdo institucion vendimmarrës! Të bashkohemi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për mirëqenie, për cilësinë më të mirë të jetesës, për vende të reja pune, për rroga më të mira, për arsim e shëndetësinë e merituar, për të luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, për drejtësi jo selektive, për rend e siguri dhe integrim europian. Është koha për restart! Të bashkohemi për Shqipërinë", shkruan Meta në mesazhin e tij.

Ora 11:05
Dita e emigrantëve, Jozefina Topalli: Unë sot kërkoj të falur, po mbani gjallë vendin. Duhet përfaqësim në Kuvend, vota juaj sjell ndryshimin

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një statusi në rrjetin e saj Facebook ka kujtuar ditën ndërkombëtare të emigrantëve, përmes një mesazhi fort dhe emocionues për të gjithë emigrantët shqiptar.

Ajo ka shprehur se dita e sotme është një ditë e dhimbshme pë kombin tonë duke kërkuar falje nga ndaj të gjithë emigrantëve që nuk i është dhënë mundësia të ndërtojnë një jetë në vendin e tyre, duke i falënderuar që nuk kanë reshtur së ndihmuari ekonominë e Shqipërisë.

Ajo në postim ka theksuar se emigrantëve duhet ti jepet e drejta e votës në Shqipëri.

Në fund ajo ka shprehur nderimet e saj kundrejt të gjithë bashkëqytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

 

 

Ora 10:49
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Rama: Shqiptarët jashtë atdheut i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin, ngrenë lart emrin e këtij vendit (VIDEO)

Me rastin e 18 dhjetorit, Dita Ndërkombëtare të Emigrantëve, Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video, dhe ka shkruar se shqiptarët jashtë vendit i kanë dhënë gjithçka Shqipërisë dhe kanë ngritur lart emrin e këtij vendit.

"Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri", shkruan Rama, mbi videon e postuar ku janë fotot e shqiptarëve më të famshëm në të gjithë botën dhe me zë një fjalim i famshëm i Fan Nolit.

Më pas në videomesazh jepet një informacion për diaporën shqiptare. 

“Ne jemi diaspora shqiptare, një popull i shpërndarë ndër shekuj, origjina e së cilit ka një magji gjeografike. Kemi ruajtur vlerat e kombit, duke përçuar trashëgiminë historike. Fanatikë të thesareve tona kulturore, zakoneve e traditave të këtij vendi, jemi mbledhur të kujtojmë se çfarë na bashkon e të kuptojmë se distanca i ka rrënjët e cekëta. I kemi dhënë forcë gjuhës shqipe, si pushteti i përjetshëm për kombin tonë. Besojmë fort se bashkëpunimi dhe solidarizimi mbarëshqiptarë është suksesplotë e shpresëdhënës. Kemi folur e shkruar me gjuhën e dashurisë, duke nxitur politika ndërveprimi e fuqizuar marrëdhënie përtej kufijve. Kemi marrë vendime me rëndësi për vepra të mëdha e nuk ndalemi së punuari për një të ardhmen dinjitoze mbarëkombëtare. Kemi vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen me besimin te integriteti i burrave dhe grave të mençur të këtij populli. I kemi dhënë udhë ambicieve politike, shoqërore e kulturore me mendje dhe inovacion dhe zemrën në traditë. Na pret një rrugë e gjatë por e ndritur. Ecim të bindur e me shpresë në kapitalin më të çmuar të Shqipërisë, shqiptarët”, thuhet në videomesazh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trungu Ilir: 19/12/2020 08:19

    Po e vertet, bashk'atdhetar qe jetojn jasht At'dheut e ngren nalt emnin e komit ton, por te tan njata qe japin deklarata t'rrema dhe drejtojn at ven, harrojn se jan shkaktar t'ikjes masive, gjithashtu ata po bajn t'kunren e po i'a ulin vlerat komit ton. Njerz pa ftyr, se s'iu vi turp kur hapin gojen.

    Përgjigju
  • Tahiri: 18/12/2020 15:39

    HAPINI PUNE EMIGRANTEVE NE SHQIPERI QE TE KTHEHEN..JO TE RRINE ATJE,,PO HAJNE DYNJANE NJEREZIT NE EMIGRACION...PO LENE KOCKAT...

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/12/2020 14:37

    Emigrantët janë parë gjithë kohës me syrin për ti vjedhur në cdo drejtim nga cdo qeveri.

    Përgjigju
  • Redi: 18/12/2020 13:57

    Faleminderit per urimet e sinqerta dhe te ngrohta ndaj emigranteve. Kontribute nuk kane dhene apo japin duke filluar nga Noli e deri te Lipa. Por jane qindra mijra e ndoshta milione shqiptare klerike e puntore, artiste e muratore. Mirenjohja e sinqerte shfaqet ne veprime. Pak kohe me pare, Kryeministri nxori nje vendim qe nuk do te jape sherbime administrative ndaj emigranteve nese nuk regjistrojne adresen. Ju duhen levdatat per zgjedhjet, e kuptojme, por jeni dinjitoze te pakten.

    Përgjigju
  • redi: 18/12/2020 12:09

    Kontributi i emigrantevw shqiptar eshte i jashtzakonshem ,duke filluar qe nga emigracioni i hershem me Nolin e madh ,Konicen Pandeli Vangjeli ,Antoni Athanas dhe shume te tjere dhe deri ne wmigracionin e pas 91 .Emigrantet qene frymemarrje e pare qe ju dha ekonomise se vendit te mjeruar totalisht dhe deri me sot ,por nuk morren asgje prej vendit te tyre.Sherbimet diplomatike ne shumicen e rasteve nuk i perfaqesuan denjesisht pir u sollen ne menyre skandalize me halket e tyre dhe aresyeja eshte vendisja e tarafeve dhe jo neoermjet meritokracise.Emigrantet dhane shume pir nuk moren asgje prek keqpolitikes ae e shoqeron Shqiperine ketu e 30 vjet.Por shpresa vdes e fundit

    Përgjigju
  • Taku: 18/12/2020 08:17

    Dhe ne qeverine Rama 3, kjo perqindje do veje dhe me shume Faleminderit

    Përgjigju
    • Alb: 18/12/2020 10:51

      Me ardhjen e qeveris basha 1 me kismet gjithmon keta do kthehen te gjith se do lulezoj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)