TIRANE- Tre vjet nga demonstrate e 21 janarit para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se çështja është komplekse dhe hetimi është gjithëpërfshirës .
Në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, për 2013 kryeprokurori Adriatik Llalla iu përgjigj dhe partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë zgjidhje nga institucionet shqiptare, për rastin e “21 Janarit”
" Nga ana tjetër, me të drejtë partnerët tanë ndërkombëtarë ngrejnë çështje që kërkojnë zgjidhje nga institucionet shqiptare, ku përmendet gjerësisht rasti “21 Janari”. Kjo çëshje komplekse ka disa dimensione;
Së pari, një pjesë e hetimit, ajo që ka të akuzuar konkret, tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë;
Së dyti, për personat e akuzuar si organizatorë të protestës së “21 Janarit” është pushuar çështja, për shkak të amnistisë së vitit 2012.
Së treti, ajo që është pjesa më e rëndësishme në këtë diskutim, janë faktet ende të pazbardhura për njërën prej vrasjeve dhe veprimet arbitrare të ushtruara nga ana e policisë kundër protestuesve.
Siç jeni në dijeni, për zbardhjen e këtyre elementëve të hetimit ka një angazhim të Prokurorisë së Përgjithshme. Pak javë më parë janë zhvilluar analiza të detajuara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, të cilat janë karakterizuar nga vullneti i përbashkët për të arritur në përgjegjës konkretë. Organi i Prokurorisë, krahas hetimeve të saj, ka lënë edhe detyra konkrete për strukturat e policisë gjyqësore për zbardhjen e të gjithë veprimeve antiligjore.
Duhet të theksoj se hetimi është gjithëpërfshirës, ku përfshihen edhe ato pikëpyetje, për të cilat ka ndjeshmëri të lartë në media dhe në opinionin publik."- tha Llalla.
LLALLA: 2013 ISHTE SITUATE E VESHTIRE KRIMINALE
Kryeprokurori tha se në 2013 u përballën me një situatë të vështirë kriminale. “Krimimaliteti ka njohur sofistikime të reja dhe kanë vendosur policinë e prokurorinë për ballë sfidave. “- tha Llalla duke shprehur dhe një konstatim se komunikimi në kohë reale ekziston në strukturat më të larta drejtuese të dy institucioneve tona, por zbehet në nivelet e tjera.
"Puna e Policisë dhe e Prokurorisë janë të ndërvarura nga njëra-tjetra dhe, themeli ynë është pikërisht informacioni për ngjarjet kriminale, të cilat përcaktojnë edhe rrjedhën e mëtejshme të hetimit. Ajo që konstatohet është se komunikimi në kohë reale ekziston në strukturat më të larta drejtuese të dy institucioneve tona, por zbehet në nivelet e tjera. Kur, logjika institucionale e kërkon që të ndodh e anasjellta.
Është më e nevojshme që të shqyrtohet informacioni paraprak ndërmjet strukturave lokale të policisë dhe prokurorisë, se sa ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm. Natyrisht, bashkëpunimi ndërmjet titullarëve të institucioneve ka dhënë frytet e saj, ku natyrisht mund të përmendim rastin e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit të shtatë personave me dënime të rënda. Gjithashtu, është normale që drejtuesit e institucioneve të vihen në dijeni të ngjarjeve që kanë impakt në opinionin publik. Por, ky shkëmbim informacioni, në radhë të parë duhet të jetë i prekshëm në zonat ku ndodhin ngjarjet kriminale, aty ku zhvillohen edhe hetimet”- nënvizoi Llalla.
Po kështuai shtoi se do të realizohen kontrolle për ligjshmërinë e veprimeve të oficerëve të policisë gjyqësore.
Lexoni fjalën e plotë të Kryeprokurorit Adriatik Llalla
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com