E ftuar për këtë çështje në emisionin Rreze Dielli, zëvendës-ministrja e Arsimit Besa Shahini tregon se nuk ka ndryshime në sistem, por vetëm 1 riorganizim të orarit ku do të zhvillohen 2 orë njëra pas tjetrës të së njëjtës lëndë. Sipas zëvendës-ministres ky vendim është përkrahur nga Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.
E pyetur se pse ky ndryshim është bërë në mes të vitit shkollor, zëvendësministrja Shahini përgjigjet se sugjerimi për këtë ndryshim tani ka ardhur. Ajo pohon gjithashtu se para marrjes së vendimit është bërë 1 sondazh me 13 mijë mësues ku 75 % e tyre kanë qenë plotësisht dakord, 25 % kanë qenë në dilemë, ndërsa 5% nuk kanë qenë dakord.
“Nuk ndryshon gjë në sistem, vetëm riorganizohet orari, por 2 orë njëra pas tjetrës të së njëjtës lëndë. Shumë shkolla e kanë përfunduar rregullimin e ri të orëve. Arsyeja pse e kemi bërë tani, është sepse sugjerimi na ka ardhur tani prej disa prindërve dhe nxënësve. 45 minuta janë të pamjaftueshme për të zbatuar kurrikulën e implementuar në 2014-ën. IZHA, që prej 2016 e kishte pasur këtë propozim dhe kanë bërë një studim. Ky model është i yni, por është testuar në Greqi, Kanada etj. Shumica e mësuesve, nuk bëjnë më 30 minuta ligjërim.
Mënyra e ndarjes së mësimit është në 3 semestra, dhe ne kemi pyetur mësuesit nëse duhet ta aplikojmë dhe ata janë përgjigjur me po. Në një sondazh me mësuesit, 75% kanë qenë plotësisht dakord, ndërsa 25% … Gjysma e nxënësve jetojnë në zona rurale, që ecin në 45 minuta me 5-6 kg në shpinë, dhe ky ka qenë një përfitim i mirëpritur prej tyre. Ideja është që mësuesi duhet ta organizojë orën e mësimit me aktivitete, projekte, eksperimente, në mënyrë që të përmirësohet ora e mësimit.
Kurikula e re kërkon 1 vlerësim më gjithëpërfshirës për nxënësin, ku tregohet ecuria dhe zhvillimi i tij. Orari i mësimit nuk preket. Ne jemi konsultuar me këshillin e prindërve dhe këshillin e arsimit parauniversitar, të cilat e kanë përjashtuar këtë model, me sugjerime dhe ide të reja. Ata kanë kërkuar më shumë fleksibilitet”, tha Shahini.
E ftuar disa ditë më parë në studion e Rreze Dielli ish zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj, akuzoi qeverinë se ky është një vendim anti-ligjor, por sipas Shahinit, nuk ka asnjë shkelje ligjore.
"Ajo ka të drejtë plotësisht nëse ne do të kishim prekur ligjin. Ky është thjesht një intervenim i orarit. Ne të dyja nuk pajtohemi. Ajo e quan të nxituar, por 13 mijë mësues nga 30 mijë të tillë e kanë përkrahur këtë model", shtoi Shahini.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








