''Asgjë personale zoti Obama”
Pendohet presidenti i Filipineve

''Asgjë personale zoti Obama”<br />Pendohet presidenti i Filipineve
“Asgjë personale” presidenti i Filipinës tërhiqet nga deklarata e një dite më parë ku ofendoi rëndë presidentin Obama. Ditën e djeshme Duterte përdori një fjalor aspak të hijshëm duke sharë nga nëna Kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa ky i fundit anuloi takimin e parashikuar me të. Zëdhënësi i presidentit  Duterte tha se komentet ishin të forta dhe erdhën si përgjigje që një gazetar kish bërë. 

“Ndërsa fjalët ishin vetëm përgjigje ndaj disa pyetjeve të mediave, na vjen keq që ato u interpretuan si një sulm ndaj presidentit amerikan”, reagoi zyra e tij përmes një deklarate. 

Ditën e djeshme  Duterte jo vetëm  ofendoi Obamën por  kërkoi që të mos ndërhynte në çështjet gjyqësore të nisura prej tij. Në proçes është një numër i madh prej 2000 të dyshuarish shpërndarës apo trafikant droge.

Ndërsa Washingtoni edhe një herë konfirmoi se Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk do të takohet me  homologun  nga Filipina ashtu siç ishte parashikuar. Dy krerët do të diskutonin lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin aziatik. Dy presidentët janë mes liderëve të mbledhur në samitin e Grupit të Vendeve të Azisë Jug-lindore që po zhvillohet në Laos. 

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar