''Bunkerët streha e jetës së egër'' 
 lakuriqët e natës në Bunk'Art 1

''Bunkerët streha e jetës së egër'' <br /> lakuriqët e natës në Bunk'Art 1
Kush mund ta mendonte se bunkerët e diktaturës që nuk shërbyen kurrë për luftën imagjinare të diktatorit me armiqtë, mund t’i shërbenin diversitetit natyror e të krijonin habitatin më të mirë për lakuriqët e natës...

Në Bunk'Art 1 është hapur pasditen e së premtes ekspozita e lakuriqëve unikë të natës që gjenden në Shqipëri, të titulluar “Bunkerët streha e jetës së egër”.

Ekspozita u çel me rastin e ditës ndërkombëtare të jetës së egër, që festohet më 3 mars.

Çelik Rrupli çeli aktivitetin dhe theksoi se Bunk'Art 1 dhe bunkerët në trojet shqiptare po konsiderohen si vende të rëndësishme edhe për mbrojtjen e natyrës.

Ndërsa Adriana Petri përfaqësuese e agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura u shpreh se prezenca e jetës së egër në Shqipëri, po rrit ofertën turistike.

Menaxheri i programit për mjedisin Antoine Avignon u shpreh se Shqipëria ofron habitate të larmishme për lakuriqit e natës, si pyjet guvat e shtëpitë, ku përmendi edhe BunkART-in si strehë të tyre.
 
“Biodiversiteti e bën planetin të bukur dhe kompleks. Në Shqipëri habitatet janë të shumëllojshme, ku gjenden specie, si ariu i murrmë, dhelpra, rrëqebulli, më i rralli në Ballkan. Është BE që inkurajon ruajtjen e mjedisit në harmoni me mbrojtjen e natyrës, duke e mbështetur në pengimin e trafikut dhe ligjet për mbrojtjen e faunës nga trafikimi”,
-u shpreh Antoine Avignon.
 
Boris Erg drejtor i zyrës rajonale për Ruajtjen e Natyres ka falënderuar BUNKArt për kremtimin e Ditës së jetës së egër.
 
“Bunk'Art është një vendstrehim i mirë për mbijetesën e  botës së gjallë. E bukura është se ne e mbrojmë jetën e gjallë në këto vende të projektuara për luftën. Ka shumë bunkerë në Shqipëri që tashmë po shërbejnë si vendstrehim për lakuriqët e natës. Por ne jemi këtu për ndërgjegjësimin të rinjve në ruajtjen e faunës, dhe pengimin e trafikimit. Do t’u tregoj të rinjve, se nëse duan të dinë kush bënë miliarda, janë ata që trafikojnë faunën e jetës së egër, por kjo është vetëm një shaka, sepse unë besoj se të rinjtë do të gjejnë mënyra që ta luftojnë këtë trafikim, që është i treti pas trafikut të drogës dhe antikuarëve”,-u shpreh Boris Erg.

[gallery]21316[/gallery]
 
Vrojtimet e kryera në Shqipëri nga partnerët e projektit të BE-se, NatyrAl, kanë regjistruar 32 specie, nga 54 të regjistruara në gjithë Europën, ku 18 specie lakuriqësh nate janë regjistruar në Shqipëri.
 
Është vënë re në bunkerë strehohet Lakiqri i Natës Veshmiu i madh dhe lakuriqi Hunpatkua, tha kurarori i ekspozitës Ervis Loçe.
 
Përmes kësaj ekspozite synohet ruajtja e diversitetit dhe përmirësimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Projekti zbatohet nga Agjencia Italiane për bashkëpunim dhe zhvillim, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, dhe Shoqata Botanike Italiane e disa partnerë të tjerë të shoqatave joqeveritare. Ekspozita Bunkerët streha e jetës së egër” do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë vitit 2017 në Bunk'Art 1.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë