''Çmendet'' Interi, afron
Gabigol dhe Joao Marion
Dy goditje të mëdha brenda pak orëve, Interi duket se po tejkalon çdo parashikim, duke arritur të afrojë dy emra shumë të lakuar në merkaton e futbollit europian. Braziliani Gabigol dhe portugezi Joao Mario mbërritën në Milano ku do të veshin zyrtarisht fanellën e skuadrës zikaltër edhe pse gjatë orëve të ardhshme do të zbradhen shumë detaje në lidhje me kontratat e tyre.
Dy goditje të mëdha brenda pak orëve, Interi duket se po tejkalon çdo parashikim, duke arritur të afrojë dy emra shumë të lakuar në merkaton e futbollit europian. Braziliani Gabigol dhe portugezi Joao Mario mbërritën në Milano ku do të veshin zyrtarisht fanellën e skuadrës zikaltër edhe pse gjatë orëve të ardhshme do të zbradhen shumë detaje në lidhje me kontratat e tyre.
Rreth 70 milionë Euro, kjo është shuma që do të aguajë shoqëria italiane për të fituar shërbimet e dy lojtarëve, një sinjal i rëndësishëm ky se në “Apiano Gentile” ujërat po lëvizin pas transferimit të aksioneve në duart e kinezëve që kanë vendosur të investojnë shuma të rëndësishme për të rikthyer lavdinë e dikurshme. Për brazilianin Gabigol, Interi arriti të mposhtte konkurrencën e Juventusit.
Sulmuesi i Santosit mbërriti në aeroportin e Malpensas i pritur nga qindra tifozë zikaltër, por ai preferoi të mos bënte asnjë deklaratë deri në zyrtarizimin e kontratës. Gjatë ditëve të ardhshme ai do t’u nënshtrohet vizitave mjeksëore dhe më pas mund të rikthehet në Brazil për të luajtur deri në Janar me Santosin edhe pse nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për këtë detaj.
Braziliani ka shprehur disa herë dëshirën që të mbyllë sezonin me Santosin por Drejtori Sortiv, Ausilio do të përpiqet ta bindë për të filluar sa më shpejt aventurën ne skuadrën e tij të re. Shumë pranë finalizimit është edhe marrëveshja për Joao Marion, i cili largohet nga Sportingu i Lisbonës për rreth 45 milionë Euro. Shifra të rëndësishme që paralajmërojnë largimin e paevitueshëm të disa emrave me peshë si Jovetic që ka marrë drejtimin e Firenzes dhe Brozovic, i destinuar për ta vazhduar karrierën në Angli.
Dy shitje të imponuara për Interin që është i detyruar të respektojë fair play financiar edhe pse nuk ërjashtohet mundësia e sponsorizimeve komerciale nga Suning për të mbuluar kostot e shpenzimeve të klubit zikaltër.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.6%
-
Dështim
85.1%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54