Një vajzë e cila peshonte 136 kg ka vendosur të ndryshojë pas një komenti që babi i saj i ka bërë.

Maddy Ghorob ngjante me një elefant, pasi gjatë gjithë fëmijërisë së saj ishte ushqyer me ushqime plot me kalori.

Ajo sot është 57 kg, por cili ishte komenti që e bëri të ndryshonte dhe të dobësohej?

Babai i saj i kishte thënë të vajzës që i vinte turp nëse e shihnin me të në rrugë.

“Më vjen turp të dal jashtë me ty. Jo sepse je e shëndoshë, por sepse pesha jote u tregon njerëzve se ti nuk kujdesesh për veten dhe nuk vlerëson trupin apo jetën tënde”, këto kanë qenë fjalët e të atit që bënë Maddyn që të reflektonte e të niste një regjim të fortë diete e ushtrimesh për të rënë në peshë, duke arritur që sot të peshojë vetëm 57 kg.

[gallery]19845[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com