''Urgjencat'',Vokshi: Stafi s'ka kushte
Beqaj: Mjekët në terren për pacientët

''Urgjencat'',Vokshi: Stafi s'ka kushte<br />Beqaj: Mjekët në terren për pacientët
TIRANË-Shtimi i numrit të punonjësve në shërbimin e urgjencës së Tiranës, ka bërë të mundur që 127 autoambulancat të jenë në funksion të shërbimit si dhe të ulin kohën e mbërritjes tek pacienti, ku në Tiranë mesatarja është 12 minuta ndërsa në periferi të kryeqytetit 20 deri në 25 minuta.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në rapotrimin para deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

‘’Janë në strukturën organike të spitaleve të Tiranës, dhe në shpenzimet e personelit të spitaleve. Sot që flasim ka kaluar nga 61 veta në 120 veta. Por tashmë nuk është më një urgjencë, po funskionojnë pranë spitaleve. Mjekët që punojnë në urgjenca, do punojnë dhe në terren’’,-u shpreh Beqaj.
 
Raportimi kaloi në debatet mes ministrit të shëndetësisë dhe deputeteve të Partisë Demokratike, ku fokusi ishte cilësia e shërbimit nga flota e ofruar dhe stafi mjekësor.

‘’Unë ju sfidoj zoti ministër, hajde shkojmë siç jemi si komision të shohim se ku i keni futur ju në biruca personelin. Shkojmë dhe shikojmë sesi mund të punojmë 5 veta në një dhomë. Po të sfidoj, shkojmë bashkë’’,-u shpreh Vokshi.
 
‘’Dëgjo dhe kupto. Ata mjekë rrinë aty jo për t’u marrë me pacientë por rrijnë aty për të marrë telefona dhë më pas për të të shkuar për t’i shërbyer pacientëve. Pacientët nuk vjnë aty’’,
-u kundërpërgjigj Beqaj.  

Shërbimi i urgjencës në terren para spitalore ka qenë dhe pika më e nxehtë e debatit, ku kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ngriti akuzat se qendrat pritëse të urgjencave janë në dhoma të vogla dhe pa kushtet e pritjes së pacientëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike