'45 minuta', ngërçi për Plotfuqinë
Milo:Rama-Meta të takohen si burra

'45 minuta', ngërçi për Plotfuqinë<br />Milo:Rama-Meta të takohen si burra<br /><br>
I ftuar sot në emisionin 45 minuta në Report TV, historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur lidhur ne ngërçin institucional mes qeverisë dhe presidencës lidhur me plotfuqinë për nisjen e negociatave zyrtare me Greqinë.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kërkon që të përmbushen disa kritere nga qeveria, përpara se ta japë plotfuqinë.

“Duhet burrëri, Edi Rama duhet të takohet me Ilir Metën. Rama dhe Meta takoheshin për gjëra që nuk kishin këtë peshë çdo të mërkurë kur ishin aleatë politikë, e jo më për çështje si marrëveshjet me Greqinë. Do të shmangnin keqkuptimet, keqinterpretimet. Komunikimi i drejtpërdrejtë i dy njerëzve të pushtetshëm, të fuqishëm në Shqipëri, mund të shmangë keqkuptimet. Mendoj se një komunikim i tyre direkt do ta zgjidhte” – u shpreh Milo i cili saktësoi se plotfuqia e presidentit duhet para negocimit të çdo marrëveshje ndërkombëtare.

Si zgjidhet ky ngërç politik?

“Më shqetëson atmosfera, që nuk ka arsye pse të ndodhë, duke qenë se të dy institucionet duket se kërkojnë një protagonizmi politik që deri diku ehde mund të jetë i pranueshëm. Por Meta në pozitat e kreut të shtetit, nuk besoj së kërkon edhe aq protagonizëm, por respektim të institucionit, duke iu referuar Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese por rolin që ka”.

A mundet që institucionet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse nuk gjejnë zgjidhje?

“Është e tepërt, që dy institucione të shtetit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Me pak fjalë, unë këmbëngul që në raste të tilla është shumë e nevojshme, që kryeministri dhe ministri i Jashtëm të shkojnë te Presidenti. Ttë ulen si zotërinj, si partnerë dhe ta zgjidhin problemin”.  

Mund të këkrohet ndihmë nga SHBA dhe BE?

“Nuk do të ishte dinjitoze, s’mund të drejtohemi për çdo gjë te arbitrat ndërkombëtarë, të cilët kanë ndërhyrë në shumë raste për pajtimin e politikanëve shqiptarë” – tha Milo.

s.k/Shqiptarja.com

Intervista e plotë:

  • Çfarë po ndodh mes qeverisë dhe  presidencës?

Paskal Milo - Shpreh keqardhje për mënyrën se si po zhvillohen këto çështje të rëndësishme midis presidencës dhe qeverisë, në këtë rast Ministrisë së Punëve të Jashtme. Jam i bindur që qoftë qeveria qoftë presidenti i Republikës kanë të njëjtën objektiv, janë të angazhuar për këtë proçes që ka nisur, me kaq shumë përgjegjësi , do të të shkojë deri në fundin e vet,  se janë çështje shumë të rëndësishme, shumë vjeçarë  që duhen diskutuar se kanë mbetur pezull me Greqinë dhe  ka ardhur koha që ato të zgjidhen , në mënyrë që në marrëdhëniet me Greqinë të hapet një kapitull i ri që mos të lëkundet nga trashëgimia negative e së kaluarës. Dy institucionet kanë dhënë mesazhe të qarta që janë për përmirësime dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Greqinë. Nga pikëpamja strategjike të dy institucionet nuk kanë arsye pse të përplasen, përkundrazi të bashkëpunojnë deri në detaje, kjo frymë që karakterizon marrëdhënien mes presidencës dhe qeverisë nuk është ky ekip që ekziston sot qoftë në qeveri qoftë në presidencë që ka shpesh jo marrëdhënie jo bashkëpunimi ose  një atmosferë tensioni për protagonizëm, duhet bërë  përpjekje maksimale  për  të zhvendosur komunikimin  e këtyre dy institucioneve , me pak fjalë nuk është koha, nuk është momenti, vendi për  aq kohë sa kanë të njëjtin objektiv strategjik të dy institucioneve kryesore të shtetit  të mund të  fërkohen për  gjëra të cilat fare mirë përmes konsultimeve reciproke, për bashkëpunimin ndërinstitucional,që duhet të ketë normal,  se kështu e parashikon dhe kushtetuta, ata të mund të arrijnë objektivin të cilin duan të arrijnë të dy palët . Edhe qeveria ka një kohë të gjatë që merret me këtë proçes negocimi në parim dhe kërkon ta finalizojë procesi i negocimit , për çështje që janë në diskutim, por dhe presidenti ka dëshmuar jo tani por dhe në të shkuarën dhe që marrëdhëniet me Greqinë i ka konsideruar në të gjitha pozitat që ka qenë qoftë një kryeministër para shumë vitesh , qoftë si Kryetar i Kuvendit por qoftë dhe si President i Republikës, ka dhënë mesazhe të qarta, për rëndësinë e zhvillimeve të marrëdhënieve me Greqinë, nga kjo pikëpamje mendoj që duhen gjetur forca , duhen gjetur.

  • Kush do e gjejë këtë forcë, tashmë jemi në konflikt, Meta e tha hapur sot

Paskal Milo - Nuk do e quaja konflikt ,por  një atmosferë jo të këndshme,por edhe me burrëri, në kuptimin që Kryeministri  Edi Rama duhet të ulet të bisedojë me Presidentin e  Republikës drejtpërsëdrejti, ata janë takuar në vitë të shkuara , partnerë në qeveri çdo të mërkurë dhe takoheshin për një numër problemesh që për nga rëndësia nuk e ka këtë peshë që e ka negocimi i paketës të marrëveshje  me Greqinë, prandaj  një takim ndër institucional që është e njohur midis Kryetarit të Shtetit dhe Ministrit  për këtë çështje me qëllim  që duke u ulur së  bashku, duke i diskutuar hapur  do të  shmangin keqkuptimet, keqinterpretimet mbi shtresën që vendoset herë pas here në marrëdhëniet ndër institucionale dhe në marrëdhëniet personale, një komunikim i drejtpërdrejtë i dy njerëzve të pushtetshëm dhe të fuqishëm në Shqipëri dhe mund ti  shmangë shpesh here këto keqkuptime ,një komunikim  i tyre i  drejtpërdrejtë do ta zgjidhte, më ka ndodhur që kur kam qenë Ministër i Jashtëm  midis Kryeminsitrit ka pasur disa fërkime.

  • Si zgjidheshin atëherë ?

Paskal Milo - Me mirëkuptim,o se duke bërë dhe rolin e ndërmjetësitit duke përcaktuar pozitat ose duke toleruar.

  • Në këtë rast kush duhet të tolerojë ?

Paskal Milo- Nuk mund ti vë në kandar se kush duhet të tolerojë,nuk e kam të gjithë informacionin e duhur të detajuar për të marrë pozicion dhe për të thënë se si duhet të jetë, por mua më shqetëson kjo atmosferë që nuk ka arsye që të ndodhë përsa kohë dy institucionet përveç një protagonizmi politik , që është normale në jetën politike që të kërkohet duhet ta konsiderojmë dhe normale.

  • Po thoni që Meta po e kërkon këtë protagonist, se Ramën e kemi përditë protagonist kështu që nuk është se mungon protagonizmi

Paskal Milo – Meta është në pozicionin e Kryetarit të Shtetit dhe nuk është se po kërkon një protagonist të mirëfilltë politik por kërkon respektim të institucionit të Kryetarit të Shtetit kërkon duke iu referuar Kushtetutë dhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese , te respektohet për rolin që ka,

  • Ministri Bushati thotë që  nuk kam nevojë për plotfuqishmëri se tashmë kjo çështje është zgjidhur me ligj, një ngërç përsa i përket Ministrisë së Jashtme   

Paskal Milo –  Koha nuk pret që ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese se duhet  që njëri nga institucionet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që ajo të vihet në lëvizje, ajo çka do të ishte më e dobishme dhe më e urtë në këto momente është që të ulen dhe të bashkë bisedojnë Kryeministrit me Presidenti e Republikës . Gazetarët , rrjetet sociale duan ushqim për jetën e tyre të përditshme

  • Ne bazohemi në ato çfarë shohim , ka një problem Presidenca nuk i bën publike

Paskal Milo –  Ai ka gjykuar se nga mënyra si janë komentuar nga informacionet që kanë rrjedhur, disa informacione që u bënë publike krijojnë  një shqetësim të cilin ai e ka gjykuar e ka bërë të nevojshme që të dali dhe të informojë publikun, me pak fjalë unë këmbëngul që në raste të tilla është shumë e nevojshme duhet qe Kryeministri Rama së bashku me Ministrin Bushatin të shkojnë  dhe të flasin me Presidentin të ulen si zotërinj dhe të zgjidhin problemin.

  • Ne jemi mësuar që nuk i zgjidhim dot problemet tona dhe shpeshherë kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve. A mund të jetë ky një rast për të kërkuar ndihmën e SHBA ose Bashkimit Europian?

Paskal Milo –  Nuk do të ishte dinjitoze, këto janë probleme që i takojnë  institucionit Shqiptar, jo për çdo gjë ne duhet të drejtohemi për ndihmën e ndërkombëtarëve, shumë kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë e pajtimit të politikanëve shqiptarë ,të opozitës me mazhoranzën apo dhe brenda vetë institucioneve Shqiptare nuk është dinjitoze. Ka  ndodhur dhe më parë por nuk duhet të ndodhë më, Shqipëria tashi ëshët vënë Anëtare në Nato po troket për tu bërë anëtare në Bashkimin Europian. Akoma do të na marrin prej dore dhe prej veshi ndërkombëtarët.

  • Kjo do të ishte një këshillë e  një ish-Ministri te Jashtëm. Më bëri përshtypje fakti se Presidenti takoi një ish-Ministër të Jashtëm por nuk i takoi të gjithë Ministrat e Jashtëm  

Paskal Milo –   Kam patur praktikën e punës dhe ka pasur mosmarrëveshje mes Kryeministrit dhe Presidentit për një numër çështjesh të caktuara që nuk është vendi këtu që ti përmendim, por ato janë zgjidhur me tolerancë dhe me kompromise dhe mendoj që kështu duhet vepruar se nuk ka rrugë tjetër.

  • A janë në rrezik negociatat me Greqinë ? betejën legale e kemi me Greqinë nuk e kemi me asnjëri tjetër. Çfarë ndodh nëse ky ngërç vazhdon për një kohë të gjatë ?

Paskal Milo –  Nuk kam informacion të  detajuar teknik për mënyrën se si do të ecin negociatat gjatë kohës që ka mbetur por me logjikën time mendoj që qeveria kërkon që negociatat të fillojnë sa më shpejt, detajet, konkretizimi se në parim mesazhet janë shkëmbyer. Për të përcaktuar detajet që janë shumë të rëndësishme. Detaji në negocim është shumë i rëndësishëm se aty gabohet dhe nga mungesa e vëmendjes në përcaktimin e detajeve mund të ketë gabime. Prandaj detajet duan kohën e tyre, duan një ekip shumë të përgatitur se do të shkojë të negociojë. Duhet kohë prandaj duhet dhe Plotfuqishmëria që ata njerëz që do të ulen para grupit grek të ekspertëve duan të kenë besimin e institucioneve që dërgohen për të negociuar. Është përgjegjësi shumë e madhe dhe prandaj duhet Plotfuqishmëria dhe sa më shpejt ti jepet këtij grupi negociator aq më mirë është që të kenë kohë se ka një afat. Tashmë në Prill do takohet Kryeministri me Ministrin e Jashtëm, Zoti Bushati me homologët grek në Korçë. Prandaj them se negociata duhet të fillojnë shpejt,duhen të kenë në tavolinë detajet e marrëveshjes dhe nëse ka ngelur ndonëj çështje që duhet të japë nxitjen përfundimtare që pas ditësh kur Kryeministri Tsipras të vijë zyrtarisht në Tiranë dokumentat të jenë të qepura dhe të bëhet vetëm akti i nënshkrimit, prandaj është takimi i Korçës, nuk behet për qejf, është një sitë paraprake përfundimtare nëse ka mbetur ndonjë negociatë teknike që do bëhen gjatë gjithë muajit le të themi Shkurt dhe Mars ata të japin një “ok” të fundit, dhe pastaj projekt marrëveshjet bëhen gati dhe redaktohen dhe bëhen gati për tu  firmosur këtu në Tiranë.

  • Duke  qenë se janë disa marrëveshje, a mundet që qeveria shqiptare të eci me marrëveshjet e tjera, ndërkohë këtë të detit përderisa nuk ka ende Plotfuqishmëri apo Plotfuqishmëria duhet për të gjitha marrëveshjet ? çdo gjë është e pezulluar nëse nuk kalon nga Presidenca?

Paskal Milo –  Plotfuqishmëria duhet për të gjitha marrëveshjet, marrëveshjet ndërkombëtare e kanë në kushtetutë, duan Plotfuqishmëri ashtu si dhe duhet dhe ratifikim me në Parlamentin e Shqipërisë më qëllim që të hyjnë në fuqi.

  • Zoti Meta sot ka shprehur pakënaqësi sepse nuk është informuar për përmbajtjet e takimeve të ministrave të jashtëm në Korçë dhe në Kretë. A  duhet që qeveria shqiptare të informohet për përmbajtjen e  këtyre takimeve?

Paskal Milo –   Nuk  dua të hyj  në mes dy institucioneve, se nuk kam detajet e komunikimit midis Presidentit. Takimet e Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm kanë qenë të vazhdueshme, të detajuara me shkrim dhe gojë për çdo çështje të rëndësishme . nuk mund të përjashtojmë edhe metodën e informimit drejpërsëdrejti.

-Ka një konflikt gati 3 mujor midis dy institucioneve për negociatat dhe  nuk është zgjidhur. Ky  konflikt i ri a rrezikon marrëveshjen me palën greke? nëse asnjëra nga palët nuk heq dorë nga qëndrimet e tyre ?

Paskal Milo –   Po rrezikon sepse  kur Presidenti nuk jep Plotfuqishmërinë ose autorizimin, bllokohet proçesi për negocimin. Më pas do të përsëritet situata që u krijua në 2009 kur negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes u krye pa u pyetur Presidenti, pa i marrë Plotfuqishmërinë dhe Gjykata e Kushtetutës,  nuk besoj se do arrijë deri aty por në ndërgjegjen time nuk besoj se dy institucionet do të arrijnë deri ketu, do të fitojë urtësia , do të arrihet transparencë e plotë, se nuk është mirë për imazhin e shtetit shqiptar.

  • Në këtë raport  ne shkojmë më të dobësuar nëse na konsumon ky konflikt në raport  me palën greke ?

Paskal Milo –  Nuk shkojmë më të konsumuar, se sa sensitive janë këto probleme në shqipëri, sa shumë shqiptarët  janë të angazhuar, janë të kujdesshëm, vigjilent dhe që duan marrëveshje të sigurta. ky debat tregon dhe anën pozitive përgjegjshmërinë e një institucioneve që të ketë  një proçes negocimi sa më të garantuar.  

  • Heqja e ligjit te luftës, çështja e marrëveshjes së detit, toponimet, të gjitha këto tregojnë që ka patur negociata, të ligjshme apo duhet të merret së pari plotfuqishmëria  dhe më pas të shkohet në këto negociata? Si e gjykoni ?

Paskal Milo –   Procesi i negocimit midis shteteve, qeverive është proçes delikat dhe në të drejtën ndërkombëtare të gjithë bien dakort që procesi i negocimit  ndahen në 3 etapa. Etapa e  1. Para negocimi (cilat janë objektivat, axhenda e negocimit gjuha që do përdoret, pra merren vesh me njërin tjetrin ); 2. thelbi i problemit që do negociohet, do diskutohet, shfaqen pikëpamjet që do negociojnë njëher me njëri tjetri, në këtë fazë përpiqen të bien dakort në parim(takim i korçës dhe i kretës ) 3. Më e rëndësishme dhe delikate si fazë ku dhe mund të  gabohet kollaj, kjo është faza e detajeve, përgatitet e projektohet marrëveshja lëmohet, se një fjalë të vihet gabim përkthehet ndryshe dhe këtu kërkohet plotfuqishmëria, këtu kërkohet  që të hyjnë në lojë ekspertët që të mund të bëjnë një projekt marrëveshje me palën  tjetër negociuese në përputhje me interesin ndërkombëtar. Ende nuk ka marrëveshje të mbyllura.

  • Një çështje është folur për protokollin e Firenze e cila greqia nuk e ka ratifikuar. Ne e kemi pjesë të negociatave ? çfarë do të ndihmonte kjo në raport të dy vendeve ?

Paskal Milo –   Portokolli i firenzes i nënshkruar në  1925 pas një proçesi të shënimit një vijë kufitare në terren me problemet e kohës. U nënshkrua nga pala shqiptare u ratifikua nga pala shqiptare po jo nga pala greke, e cila kishte pretendime në atë kohë, territoriale në jug. Ka ngelur si një aktivizëm historie.  Kërkoheshin të arriheshin 2 marrëveshje me palën greke. Marrëveshja e parë ka qenë për  piramidat kufitare se në vijën jugore të kufirit nuk ka piramida kudo. Piramidat  duhen ndërtuar midis dy qeverive. Dhe marrëveshja e dytë ka qenë për shmangien e incidenteve kufitare.

  • Një tjetër problem, ka të bëjë me zonat minoritare, pala greke ka insistuar dhe pala shqiptare ka pranuar Himarën dhe Korçën  të pranohen  nga qeveria shqiptare si zona minoritare. A përbën ky fakt ose kjo marrëveshje një detaj të djallit ?

Paskal Milo –  Pala greke nuk e pranon ,konceptin e zonës minoritare ,është koncept i regjimit komunist shqiptar,  vetëm atje ku ai banohet në shumicë, ka qenë i trashëguar tek ne, pala greke pas viteve 90 ka kërkuar që trajtimi i minoritetit grek të bëhet mbi bazën e të drejtave të lirive të njeriut, njerëz që flasin greqisht, që kanë një traditë greke të çmohen si të tillë ,pavarësisht ku jetojnë. Ky  është koncepti grek të kenë të drejta të gëzojnë statusin e pakicës aty ku janë në përputhje me Konventën në kuadër të Këshillit të Europës. Hapja e negociatave varet nga 5 kushtëzime që komisioni evropian i ka vendosur shqipërisë dhe nga reforma te tjera që i dijnë të gjithë shqiptaret, në një.

  • Deklarata që ka bërë Kryeministri për presidentin e përbashkët me kosovën, a ka luksin për ta bërë një deklaratë të tillë, duke e bërë të qartë realitetin nga ëndërrimi ?

Paskal Milo –   Po e mbyll me një batutë: “Ramës i lejohet të imagjinojë si artist dhe jo si kryeministër “.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024