Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar kontrollet antiduhan në të gjithë vendin, ku pavarësisht penaliteteve, sërish nuk mungojnë shkeljet e ligjit në konsumimin e duhanit brenda lokaleve dhe restoranteve.
 
Si rezultat i inspektimeve të ushtruara nga data 7 mars 2016 deri më datë 12 mars 2016, për monitorimin e zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar, janë gjetur me shkelje 9 subjekte.
 
Inspektorët e ISHSH kanë marrë 9 masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja secila ndaj subjekteve të cilat janë gjetur në shkelje të ligjit.
 
Subjektet ndaj të cilëve u morën masat:
 
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Qendror

 
Lollypop club
 
Lizard club
 
Roa
 
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Tiranë:
 
“Krem Kafe", Bar Kafe,
 
Top Bast sh.a, Bar Lloto
 
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Shkodër:
 
"Kalaja" Bar Kafe
 
Bar Kafe A. Cekaj
 
"Elita" Bar Kafe
 
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Berat:
 
Bar Kafe, A.Brami

Redaksia online
Shqiptarja.com