'Anxhelën’ nuk e mposht vuajtja
ja si kujdeset për të moshuarën

'Anxhelën’ nuk e mposht vuajtja<br />ja si kujdeset për të moshuarën
TIRANE-Halli i ka bërë bashkë. Të dyja të pastreha dhe të braktisura. Historinë e tranvestitit Anxhela e njohin të gjithë. Ajo gjithmonë ka kërkuar një strehë ku të fusë kokën. Në këto netë të ftohta dimri, ku krevati i saj është stoli i lulishtes para Parlamentit, ajo e ndan me një endacake të moshuar. Janë bërë familje për njëra-tjetrën.

Fatimja e verbër është nëne e katër fëmijëve, por ka më shumë se 1 dekadë që nuk i sheh fëmijët e saj.

“Kam 4 djem dhe një vajzë të martuar në Fier. Për 4 djemtë që kam, ata janë mbledhur të gjithë bashkë në Greqi dhe as që duan t’ia dinë për mua fare. Për herë të fundit me fëmijët jam parë në vitin 2013”, thotë Fatimja.

Kur një i pasur dhe një i varfër bëhen bashkë, vështiresitë përgjysmohen, ndërsa kur dy të varfër bëhen bashkë vështirësitë dyfishohen. Kjo është fraza që jemi mësuar shpesh ta shohim në përditshmërinë tonë. Por ja që ka edhe raste kur pavarësisht se vështirësitë shtohen, zemra e mirë dhe kontributi ndaj njëri-tjetrit e lehtëson dhimbjen e vuajtjen. Ndoshta për shkak të kësaj edhe historia e dy të pastrehave vjen si një përpjekje për të bërë më të mirë jetën.
“Një natë ishte sëmurë dhe lajmërova ambulancën. Erdhën deri këtu. Pastaj nisën të tallen. ‘Pse thanë me endacakët e rrugëve do merremi ne’, tha një doktor”, tregon Anxhela.
Anxhela kujdeset për Fatimen, e cila ka 2 vjet që ka humbur shikimin. Ndërsa nënë Fatimja, siguron të ardhurat, pasi ajo lyp rrugëve të Tiranës.
“Ditën unë dal e lyp se jam e verbër e nuk shoh të punoj. Dhe për mua të rrojë e mbretërojë Anxhela Hoxha se derisa të kem frymë unë, nuk ka për të punuar Anxhela natën”, thotë Fatimja.

“Njeriu i vujtur kërkon njeriun e vujtur. Tani e mbaj afër meje, edhe sepse normale është pleqëri dhe është vërtet për të ndihmuar. Situata e Fatimes është vërtet dramatike”, thotë nga ana e saj Anxhela.

Të dyja së bashku kërkojnë një strehë, por për shkak të paragjykimit për orientimin seksual të Anxhelës, askush nuk jep shtëpi me qera për to.

Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT, sqaron për mikrofonin e Report tv sfidat që has për të gjetur një strehë për Anxhelën, edhe pse janë siguruar lekët për të paguar qeranë.

“Na është premtuar që për muajin e Dhjetorit do merret një vendim për bonusin e qerasë. Ndërkohë për të mos pritur më gjatë se është dhe dimër, ne kemi filluar tashmë për një banesë me qera, por jemi ndeshur me vështirësi sic kemi ndeshur dhe më parë, sepse pronarët sa e marrin vesh se për kë e duam këtë banesë, nuk duan që ajo të strehohet aty”, u shpreh Xheni Karaj.

[gallery]19986[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar