'Arena Kombëtare' zbardhet plani
i stadiumit të ri që do të ndërtohet

'Arena Kombëtare' zbardhet plani<br />i stadiumit të ri që do të ndërtohet
Premtimi i kryeministrit Rama për ndërtimin e stadiumit më të madh kombëtar “Arena Kombëtare” do të nisë që të marrë jetë nga Janari i 2016. Lajmin e konfirmon për gazetën “Shqiptarja.com”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi.

Sipas tij projekti nuk do të ndryshojë nga ai që ka paraqitur FSHF, ndërsa po vazhdon puna dhe negociatat për të gjetur një koncesionar. “Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa”, mbi rrënojat e të cilit do të ngrihet stadiumi i ri.

Aktualisht jemi duke negociuar për koncesionarin. Ndërsa përsa i përket projektit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” mund të them se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga projekti italian që kemi paraqitur”shprehet ai.

Projekti italian parashikon një kapacitet prej 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj.

Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.

Shembja mund të zgjasë për afro 6 muaj dhe me nisjen e Europianit të Francës mund të nisë ndërtimi i stadiumit të ri. Përsa i përket financimit, Dervishi u shpreh se ende nuk është vendosur përfundimisht sesi do të jetë skema, por FSHF dhe qeveria do të japin pjesën më të madhe të shumës.

Kujtojmë që kryeministri Rama pas pritjes së kombëtares më datë 12 tetor nga kthimi nga Armenia deklaroi se si dhuratë për kualifikimin ekipi do të ketë një stadium modern, ndërsa në hyrje të tij në një pllakatë do të shkruhen të gjithë emrat e lojtarëve që bënë ëndrrën realitet, kualifikimin në Francë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia