'Arti të ngjason’ një spot ku secili ndihet pjesë e historisë, në këtë mënyrë institucionet italiane kanë zgjedhur të tërheqin qytetarët të vizitojnë muzetë.
 
Në qendër të spotit publicitar është ngjashmëria mes disa vepra muzeale që duhen vizituar dhe shikimet e qytetarëve që në njëfarë mënyre të ftojnë të bëhesh pjesë e historisë dhe kulturës.
 
I gjithë spoti shoqërohet me mesazhe të tilla: “Arti të ngjason”, 'Është pjesë e jotja,’ Është trashëgimia jote”.
 
Spoti mbyllet me ftesën për të vizituar muzetë e vendit. Me siguri ky mund të jetë një shembull sesi qytetarët të ndihen pjesë e historisë dhe artit por duhet gjetur mënyra sesi t’i tërheqësh ata.
 
Muzetë fundja janë e kaluara jonë, historia jonë e cila ka ndikuar në krijimin e identitetit të çdo lloj kulture dhe mohimi i të kaluarës nuk të ndihmon të ndërtosh të ardhmen.

Sikurse shihet edhe në videon publicitare në qendër janë qytetarët, shikimi i tyre është i njëjtë me skulpturat dhe tablotë që flasin me heshtjen e tyre, sepse fundja arti është pjesë e jona, trashëgimia jonë.

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com