'Babai më i mirë',  Klosi: Ndryshim
Kodit të Punës për lejen e lindjes

'Babai më i mirë',  Klosi: Ndryshim<br />Kodit të Punës për lejen e lindjes
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka parlajmëruar ndryshime në Kodin e Punës, ku do të kenë leje lindjeje edhe burrat. Gjatë një takimi për nismën “Babai më i mirë”, Klosi u shpreh se ndryshimet do të miratohen shumë shpejt.

“Kemi propozuar që baballarët të kenë të drejtë të marrin lejen e lindjes tashmë, pas 60 ditëve të para të detyrueshme për nënën. Kemi propozuar dhe futjen për herë të parë të lejes prindërore për kujdesjen e fëmijëve, njëlloj si për burrat e për gratë. Këto janë disa ndryshime që ne i kemi propozuar në Kodin e Punës që do të kalojnë shumë shpejt", - tha Blendi Klosi. Fushata për baballarët ka për qëllim të tregojë rëndësinë që kanë djemtë dhe burrat në ndërtimin e familjes.

“Burrat duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për dhunën e ushtruar në familje dhe së bashku burra dhe gra mund të ndikojmë në ndryshimin e mentalitetit dhe mjedisit që lejon burrat e tjerë që të jenë të dhunshëm. Fillimi i përfshirjes së baballarëve duhet të përfshijë përpjekjet për të ndaluar ciklin e dhunës, sepse ne e dimë që afërsisht 1 në 3 gra pëson dhunë nga patneri dhe 3/4 e fëmijëve mes moshës 2-14 vjeç ka mësuar një lloj forme disiplinore dhune në shtëpi”, - tha Iris Luarasi pedagoge dhe drejtuese e fushatës.

Nisma e re për Blendi Klosin vjen në një kohë kur në qeverinë shqiptarë 1/3 e kabinetit janë gra. “Mbështetja e shumë iniciativave për të rritur forcimin e gruas në shoqërinë shqiptare me mekanizma jo vetëm që kanë të bëjnë me mbrojtjen nëpërmjet diskriminimit pozitiv. Siç ka ndodhur tashmë në parlamentin shqiptar kemi detyrim që 30% të jenë femra. Në qeverinë shqiptare për herë të parë kemi një prezencë shumë të madhe të zonjave.

Plot 1/3 e kabinetit qeveritar është me zonja dhe fakti që mbas 2 vjetësh ato drejtojnë në disa institucione mbase dhe më mirë se burrat, dëshmon që nuk është më një tabu për Shqipërinë”, - theksoi Klosi në takimin “Babai më i mirë”.

Ministri i Mirëqenies Sociale u shpreh pas takimit se qeveria ka një plan konkret për angazhimin e burrave dhe djemëve në luftën kundër dhunës në familje. “Iu përgjigja me kënaqësi ftesës për të marrë pjesë në takimin “Babai më i mirë”, që u organizua nga Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem.

Qeveria shqiptare ka një plan konkret veprimi për angazhimin e burrave dhe djemve në luftën kundër dhunës në familje, duke promovuar një model partneriteti me gratë dhe vajzat. Fushatat për baballarët janë gjithashtu një investim afatgjatë për të ardhmen, sepse ato krijojnë bazën që brezat e ardhshëm ta shohin si një normalitet dhe jo si një sfidë barazinë gjinore.

Kur djemtë shohin baballarët e tyre si njerëz që kujdesen për punë të ndryshme në shtëpi e që ndërveprojnë me partneret e tyre në baza të barabarta, ka shumë të ngjarë që kur të rriten të bëjnë të njëjtën gjë, sepse janë rritur duke besuar dhe jetuar barazinë gjinore”, - tha Blendi Klosi në një postim në rrjetet sociale.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur Ministria e Mirëqenies Sociale ka çuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Kodit të Punës. Me ndryshimet pritet ti jepen më shumë të drejta punëmarrësve si dhe përcaktohen qartë rastet kur mund të ndërpritet kontraat e punës midis punëdhënsit dhe punëmarrësit. Projektligji për ndryshimet në kodin e punës, pritet të ketë një sërë risish, duke qënë se nuk ka patur ndryshim e rrënjësore prej vitesh.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)