Avioni i së ardhmes pritet të transportojë deri në 755 pasegjerë. Ai do të ketë pamjen e një anieje hapësinore dhe do të jetë edhe më i madh se avionët e sotëm. Avioni gjithashtu do t’u lejojë pasegjerëve të kenë një pamje të plotë të qiellit.
Ky përshkrim justifikon dhe emrin e saj, ‘Balena e Qiellit’.
Ky avion do të jetë tre katësh, ku secili kat do të ketë klasin e vet të udhëtimit, duke filluar me klasin e turistëve, klasi i turistëve me pamje të qiellit, klasi i biznesit dhe në fund klasi i parë, që sigurisht ka pamje të qiellit dhe komoditete të tjera.
'Balena e Qiellit' është projektuar për t’u ndarë në disa pjesë në rast rrëzimi. Krahët e avionit të cilët arrijnë një shtrirje prej 88 metrash kanë një teknologji të re e cila lejon rregullimin automatik të tyre në rast të një avarie.
Mbi të gjitha, të tre katet e avionit do të kenë një kuvertë ku njerëzit mund të kalojnë kohën dhe të shijojnë pamjen e rrallë të udhëtimit mbi re.
Avioni u krijua nga dizenjuesi spanjoll Oscar Vinals i cili e krahasoi me robotët e filmit 'Transformers' se sa me një avion real.

Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com