SARANDE-Policia e Shtetit vazhdon aksionin për arrestimin e Kelmend Balilit, i konsideruar nga drejtesia greke si, 'Eskobar i Ballkanit'.
Pas aksionit të para pak ditëve me 200 punonjës, Policia e Shtetit është rikthyer në fshatin ku jeton Balili në Stjar dhe në resortin luksoz 'Santa Quaranta'.
FNSH, punonjësit e Vlorës dhe të Sarandës kanë kontrolluar banesën e Balilit në Stjar dhe resortin turistik, por nuk u gjet asnjë gjurmë e tij.
Policia e Shtetit gjatë aksionit për arrestimin e Kelmend Balilit në 11 Dhjetor vendosi në pranga mikun e tij, Berti Dosti.
36-vjeçari banues në Stjar të Delvinës është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin e tij Volvagen Golf -5.
Berti Dosti, sipas policisë dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Balili që të lëvizte kohët e fundit duke iu shmangur arrestimit.
Për Kelmend Balilin u lëshua urdhër arresti pak ditë më parë nga Prokuroria, ndërsa vonesa për arrestimin e tij është kritikuar ashpër edhe nga ambasadori amerikan në Tiranë gjatë ditës së djeshme.
Donald Lu e cilësoi si të papranueshëm faktin, që Balili lëviz ende i lirë pas urdhër arrestit, që u lëshua me vonesë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u arrestuan para 7 muajsh në Greqi.
Kelmend Balili është në kërkim nga policia shqiptare pas një urdhër arrestit të policisë greke, ku akuzohet për disa vepra penale si trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Kujtojmë që operacione dhe hetime për aktivitetin e jashtëligjshëm të Kelmend Balilit dhe vëllezërve Dhimitër dhe Xhevair Poti janë kryer edhe nga DEA amerikane.
Kjo agjenci ka kopsitur të plotë dosjen për këtë grup kriminal, por Prokuroria Shqiptare lëshoi urdhrin e arrestit vetëm 4 ditë më parë

Kompleksi 'Santa Quaranta'
(dy.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO