I pyetur për praninë e protestuesve të maskuar dhe të miturve në selinë e PD-së, Berisha pranoi se mund të jenë strehuar aty, duke deklaruar se çdo i mitur që ndiqet nga policia është i mirëpritur dhe do të marrë mbrojtje.

Berisha: Njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik, dhe i them para shqiptarëve se vendi i vetëm i azilit do të jetë qelia e burgut.  Ai përhapi nëpërmjet rrjetit të tij brenda në protestë lajmin se Kryeministrinë nuk e marrim dot, ndaj dhe duhet të sulmohen dy selitë e dy partive të mëdha. Për këtë qëllim, ai mori dhe futi në selinë e partisë së tij tre inspektorate, banditë nga kartelet e drogës, të armatosur, të pajisur me ujë dhe mjete të tjera.

I dështoi. Pse i dështoi? Sepse iniciatorët, ose si të thuash, puthadorët e Ramës në këtë lëvizje nuk i ndoqi njeri. "Jo", i thanë, "nuk kemi asnjë punë. Ata janë në protestë me ne dhe ne nuk vijmë". Dhe dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit. Natyrisht, ata s'kishin asnjë motiv të vinin dhe i dështoi projekti.

Tani që i dështoi projekti, dhe këtë jua them unë, ne i kemi me prova, përpiqen të bëjnë përpjekjen e dytë, që selia e PD-së të sulmohej nga ora 20:30 deri në orën 21:30. Por përsëri, njerëzit e vërtetë në protestë, që janë shumica dërrmuese, nuk mund të manipuloheshin dhe puthadorin e Edi Ramës në lëvizje e braktisën masivisht.

Kjo është një rrugë kalimi, siç e dini, dhe këtu, për shkak të pozicionit të ndërtesës së Parlamentit, ndodh që dy-tri herë në ditë të kalojnë. Është gjëja më normale.

Por kësaj here, kur dështuan, ora erdhi dhe skenari nuk po realizohej, policia, në mënyrën më hakmarrëse, më të turpshme, më kriminale, dhunon territorin e partisë opozitare, Partisë Demokratike, në shkelje të rëndë të ligjeve dhe Kushtetutës.

Jo vetëm që hedhin sasi të stërmëdha bombash gazi, pa pasur absolutisht asnjë lloj motivi, por këto janë vetëm reprezalje ndaj Partisë Demokratike për dështimin e skenarit të tyre. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale. Kanë sëmurë njerëz këtu, i kanë helmuar njerëzit dhe ju e patë vetë. Nuk ka pasur asnjë tentativë, asnjë përpjekje nga asnjë protestues që të kryejë aktin më të vogël ndaj kësaj selie.

Në këtë kuadër, paralajmëroj Edi Ramën se me skenarë të tillë, me puthadorë të cilët ne i kemi paralajmëruar, ua kemi dërguar paralajmërimin dhe prapë i paralajmëroj këtu, do të mbahen personalisht përgjegjës si manipulatorë të shpifur në duart e Edi Ramës, që bëjnë gjithçka brenda protestës kundër protestës.

Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë, janë në mosbindje civile më shumë se kurrë dhe janë jo vetëm në Tiranë, por janë dhe do të jenë nga Saranda e Delvina në Tropojë, në të katër anët e vendit. Regjimi do të dridhet. Regjimi nuk ka më paqe dhe qetësi. Nesër është një ditë e mrekullueshme, një ditë mosbindjeje civile në mbarë vendin.

Zoti Berisha, ju sapo folët për një skenar për të sulmuar selinë e Partisë Demokratike. Ndërkohë, nga ana tjetër, ka një pretendim nga policia se në selinë blu ishin fshehur persona të maskuar dhe të mitur. Ndaj, për këtë arsye, policia ka qëlluar me gaz.

Berisha: Çdo i mitur që sulmohet është i mirëpritur dhe do të mbrohet në përputhje me ligjet nga Partia Demokratike. Mbrojtja e të miturit është detyrë themelore e çdo të rrituri. Ata që sulmojnë të miturit shkelin ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Unë nuk isha informuar për këtë, por i përgëzoj demokratët që i kanë marrë në mbrojtje ata dhe do t'i marrin në mbrojtje, sepse ky është një narkoshtet që sulmon të miturit.

Gazetari: Po për persona të maskuar, zoti Berisha? Sepse ka dy pretendime nga policia, jo vetëm për të mitur, por edhe për persona me maska.

Berisha: Tani, ju mund ta thoni këtë. Nuk e përjashtoj, nuk e di. Po maska kanë të gjithë njerëzit sot për shkak të gazit. Sot ka gaz. Këta janë të çmendur. Këta janë njerëz pa asnjë lloj... Janë kriminelë. A i keni parë si sillen? Sillen si lopë të çmendura, si kafshë të çmendura ndaj protestuesve. Edhe ju, secilin prej jush, ju këshilloj të merrni maskë për t'u mbrojtur nga gazi, sepse hedhin një gaz toksik kudo. Tani imagjino ti, këtu në oborr, që është ambient i hapur, njerëzit nuk rrinë dot nga gazi. Kishin hedhur aq shumë gaz në oborr në fillim, saqë edhe u sëmurën. U mor edhe ambulanca. Të miturit janë të mirëpritur të vijnë dhe ata do të gjejnë këtu mbrojtje, do të gjejnë të gjithë mbështetjen për çdo nevojë që të kenë.

Gazetari: Pse në Partinë Demokratike kishte shumë njerëz, duke qenë se nuk kishte asnjë aktivitet politik?

Berisha: Absolutisht. Kishte shumë njerëz pikërisht për atë skenarin që unë njoftova. Ne e monitorojmë. Ne i monitorojmë jagot e Ramës në protestë.

Zoti Berisha, selia e Partisë Demokratike ka një mori kamerash me rezolucion të lartë. A do t'ia vini në dispozicion prokurorisë për të rrëzuar pretendimet e policisë?

Berisha: Tani, që ta dini ju, ne kemi ngritur një seri padish pranë SPAK-ut, pranë SKAP-it të partisë, për tortura çnjerëzore, për krime kundër personit që mund të ngjiten në krime kundër njerëzimit, ndaj Ervin Demos, Skënder Hitajt.

Pra, janë një bandë këta, e seleksionuar nga Rama dhe Lubia. Ju e morët vesh që ata bëjnë mbledhje çdo ditë te Vila e Kuqe, ku kupola e krimit e Partisë Socialiste dhe qeverisë, Edi Rama, Taulant Balla, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa pak elementë të tjerë janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës. Kështu që nuk ka diskutim që do t'i ngremë të gjitha dhe janë dërguar një seri padish.

Ajo që kemi shpallur ne është kjo: Së pari, ne mbështesim me të gjithë potencialin tonë këtë protestë dhe ju garantoj se nga ora 8 e mëngjesit, kur fillojnë detyrat, gjer në orën 3 të mesnatës, në komisariatet e policisë, demokratët, deputetët, anëtarët e Forumit Rinor dhe drejtuesit janë në mbështetje të kësaj proteste. Dhe kemi parimin e dytë: ne do të mbrojmë studentët dhe gjimnazistët dhe jemi në mbrojtje të tyre me të gjithë potencialin tonë.

Këto të dyja janë qëndrimet tona të pandryshueshme dhe këtu qëndrojmë ne deri ditën e shporrjes së këtij narkodiktatori, që tani ka filluar të kërkojë kushte për të dhënë dorëheqjen. Jo, s'dua ato kushte. I them harroje, se një nga kushtet kryesore është dorëheqja e tij e menjëhershme.Së dyti, zhbllokimi, krijimi i qeverisë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore dhe zhbllokimi i të gjitha kërkesave të drejtësisë për arrestime për veprën penale të korrupsionit.

Pra, zoti Berisha, do t'ia vini në dispozicion pamjet hetuesve? Pamjet nga selia e partisë, kamerat e sigurisë?

Berisha: Sigurisht, po. Sigurisht, po. Nëse i kërkon prokuroria, pa diskutim. Nuk e bllokojmë drejtësinë ne. Ne, në qoftë se i drejtohemi... Po ata i bllokon Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Protestuesit me maska sulme me molotovë nga oborri i PD, Berisha i strehon në seli: Do i mbrojmë! Policia: U futën për t’i shpëtuar kapjes (VIDEO)