TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen ndaj “Bandës së tritolit”, mes të cilëve Juljan Sinanaj dhe 6 të pandehur të tjerë.
 
Kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet përkatësisht për të pandehurit, Ndriçim Gjokona, Alban Mexhaj, Andon e Genis Mehillaj, Ilir Karçini, Marjon Mitro si dhe Julian Sinanaj.
 
Dosja ndaj tyre ka shkuar tashmë në gjykatë ndërsa 7 të pandehurit akuzohen për për grup të strukturuar kriminal e akte terroriste.

E ashtuquajtura 'Banda e tritolit" u prangos, pas përplasjeve që patën mes tyre, dhe ku ishte Ndriçim Gjokona i cili u pendua dhe u rrëfye në polici. Ata u arrestuan më 25 janar 2014, kur në pranga përfundoi Julian Sinanaj. Nga ana tjetër, Gjokona, dyshohet si personi që furnizonte me lëndë eksplozive Julian Sinanajn, por për shkak të prishjes së pazareve, Gjokona duke u ndjerë i rrezikuar për jetën vendosi të rrëfente në polici. 

Po ashtu nisur nga hetimet, në pranga përfunduan edhe Marjon Mitro, i dyshuar si porositësi i lëndës eksplozive, që u zbulua në makinën e ish-prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi. Pas kësaj në kërkim u shpallën Andon dhe Genis Mëhillaj, kushërinj, të cilët dyshohen si sekserë të Julian Sinanajt. E teksa  Andoni u vetëdorëzua, Genis Mëhillaj vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)