'Binjakët' sonte në amfiteatrin e 
Durrësit,në skenë trupa e 'A.Moisiut'

'Binjakët' sonte në amfiteatrin e <br />Durrësit,në skenë trupa e 'A.Moisiut'
Dy vëllezër binjakë ndahen nga njëri tjetri në moshë të vogël. Njëri prej binjakëve humbet dhe një tregtar nga Epidamni e gjen dhe e rrit si djalin e tij. Shumë vite më vonë, vëllai tjetër vjen në Epidamn për të gjetur binjakun e humbur. Pikërisht këtu zë fill vepra “Binjakët”, komedia më e bukur e Plautit e shkruar 2200 vjet më parë, që do të vihet sonte dhe nesër në skenën e ngritur në amfiteatrin e Durrësit. Është pikërisht kjo komedi e regjisores Driada Dervishi që do të çelë sezonin artistik veror të teatrit të qytetit të Durrësit, në kuadër edhe të festivalit “Verë në Epidamn”. 

Kjo pjesë vjen për herë të parë në Shqipëri si një produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” ku rolet jetësohen nga emra të njohur dhe të rinj të teatrit si Romir Zalla, Bes Bitraku- Mesenioni, Amos Zaharia, Suela Bako, Marvin Tafaj, Adelina Muça dhe Sanie Hoti.

Ngjarjet e veprës Plaut i ka vendosur në Durrësin e vjetër dhe premiera do të jetë po në Epidamn (emri i Dyrrahut antik). Duke qenë së vëllezërit ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, kjo i jep shkas krijimit të mjaft situatave nga më komiket e ngatërresave plot humor që duket sikur nuk do mbarojnë kurrë. 

Kjo vepër konsiderohet si komedia më e bukur e Plautit dhe për këtë arsye ajo është vepra më e dramatizuar e tij. Nuk ka asnjë shënim si dhe në ç’rrethana është vënë kjo komedi në kohën e Plautit, por vënia më e hershme në skenë daton në 1502. Në 1511, “Menehmët” shfaqet në Kampidolio përpara Papës Xhulio II. Nga të gjithë humoristët e antikitetit, me përjashtim të Aristofanit, ai nuk krahasohet me askënd për nga fuqia e të provokuarit të qeshura në çast dhe kjo ndoshta është arsyeja pse ai është autori më i famshëm romak.

Festivali “Verë në Epidamn” 
Komedia “Binjakët” është pjesë e festivalit artistik “Verë në Epidamn”, i cili startoi në 4 gusht duke sjellë në qytetin bregdetar një ndërthurje të disa gjinive artistike, si teatri, muzika dhe fotografia. Në mbrëmjen e parë, festivali solli në amfiteatrin e qytetit, dramën “Doktor Shuster”, nga trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi”, Korçë, me regji të Qëndrim Rijanit. 

Më datë 7 gusht, “Mozart Coctail”, solli një mbrëmje muzikore, me kompozimet më të njohura të këtij artisti, në rastin e 260 vjetorit të ndarjes nga jeta, nën magjinë e zërit të sopranos shqiptare Arlinda Morava, shoqëruar në flaut nga Daorsa Dervishi, në violinçel Blerina Durmishaj, në piano nga Klejda Tare, Neti Xhakosi, me pjesëmarrjen e aktorëve Aishe Stari, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Aurora Qazimi, Arjola Basho, ndërsa koreografia e realizuar nga Elton Cefaj, me balerinë Akreoma Saliu me përzgjedhje muzikore, e ide nga Metila Dervishi.

Mbrëmja e 11 gushtit vijoi me komedinë “Një jetë me ty” me autor e regji Erion Kamen që risolli në Durrës çiftin Romir dhe Suela (Bako) Zalla. Ndërsa për dy netë, në 13 dhe 14 gusht ngjitet në amfiteatër komedia e Plautit, “Binjakët”, e cila vjen si premierë e teatrit të qytetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Brenda natyrës së këtij festivali, pritet të shfaqet filmi “Epidamn” në galerinë e amfiteatrit, si dhe disa filma të shkurtër dhe dy dokumentarë, si: “Buka” me skenar e regji të Blerta Kelmendit, “Ana” me skenar dhe regji të Arjola Daja, “Mëngë këmishe”, me skenar e regji të Suela Bakos, “Humanisti i heshtur”, shfaqet premierë me skenar e regji të Merita Çoçolit, “Dinastia Tedeschini”, me skenar të Rovena Rrozhani, Vali Qyrfyci dhe regji të Anila Varfit. Më 20 gusht, në hyrjen e Amfiteatrit për të sensibilizuar, por dhe për të parë punë unike në fotografi, të cilat janë përfshirë në publikime ndërkombëtare, – do të jetë ekspozita fotografike e artistes Soela Zani, në bashkëpunim me “Doën Syndrome Albania”, quajtur “Edhe unë jam një vepër arti”.

Festivali organizohet nga shoqata “Eja” në bashkëpunim me teatrin “Aleksandër Moisiu”, mbështetur nga Ministria e Kulturës me ndihmë infrastrukturore nga Bashkia e qytetit, si dhe drejtoria Rajonale e kulturës kombëtare.

teatri
teatri
("Binjakët" në teatrin Aleksandër Moisiu)​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie