'Check up-i', PD:15 mln euro abuzime
MSH: Përbaltje, shërbimi është falas 

'Check up-i', PD:15 mln euro abuzime<br />MSH: Përbaltje, shërbimi është falas 
Partia Demokratike akuzoi sërish sot se pas rritja e fashës së grupmoshës për kontrollin shëndetësor falas, fshihen abuzime financiare. Kryetarja e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se çdo vit në xhepat e zyrtarëve do të shkojnë 5 milionë euro. 

"Edi Rama ka pranuar dje dështimin e check-up, ai ka pranuar publikisht se i ka dhënë Vilmës 5 milionë euro më shumë ne vit se sa nevojiteshin për analizat. Ministria e Shendetesise deklaroi se me të njëjtin fond që i kanë dhënë Vilmës, do të bëhen analizat edhe për 350 mijë qytetarë më shumë, duke rritur fashën e grupmoshës, duke e shtrirë nga 35 deri në 70 vjeç. Pa e kuptuar, Rama ka pranuar qe kontrata e firmosur me koncesionarin është abuzive, pasi kanë përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh për të cilët Vilma paguhet pavarësisht nëse i bëjnë apo jo analizat. Shifra e vendosur në kontratë ( 475 mijë) është abuzimi real. Nuk është e bazuar në studim apo analizë shkencore. Duke pranuar që në një vit e gjysëm s'janë bërë 475 mijë analiza të check-up, por paratë janë dhënë për aq, Rama ka pranuar vjedhjen e 5 mln Euro më shumë në vit mënyrë fiktive tranzit në xhepat e tij.
Çdo të ndodhë tani me 5 milionë euro që ka marrë Vilma çdo vit, më tepër se sa duheshin për të bërë check-up? Ku kanë shkuar ato para?
A do t'i kthehen shqiptarëve, apo tashmë janë ndarë si plackë mes Ramës dhe donatores së tij? Koncesioni i check-up, dështoi që në fillim për shkak të analizave skandaloze dhe humbi besueshmërinë. Burrat rezultuan shtatzanë dhe gratë me prostat...dhe pothuajse të gjithë i përsëritën analizat të privati...
Njerëzit refuzuan këtë aferë të Edi Ramës, refuzuan t'i përgjigjeshin një prej vjedhjeve të tij më të mëdha në këto 3 vite. Vilma merr 15 euro, vetëm për shërbimin taksi, ndërkohë që e gjithë puna bëhet në qendrat tona shëndetësore nga mjekë e specialistë që paguhen me taksat e qytetarëve"
, tha Vokshi.  

Deputetja e PD tha gjithashtu se, komisioni i shëndetësisë ka thirrur në një dëgjesë urgjente Ministrin Beqaj të mërkurën, që të informojë për këtë çështje.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e cilëson të pakuptimtë qëndrimin e PD-së kundër kontrollit shëndetësor falas. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, MSH thekson se duke kryer kontrollin shëndetësor, shqiptarët do të jetojnë më të shëndetshëm. MSH thekson gjithashtu, nw pwrgjigje tw akuzave tw PD pwr abuzime financiare, se shwrbimi i check up-it wshtw falas dhe qytetarët nuk paguajnë asnjw qindarkë. 

"Në vend që t'ju bej thirrje qytetarëve për të kryer check-up falas, për të parandaluar dhe shëruar sëmundje, Partia Demokratike prej një viti e gjysmë është armikja më madhe e check-up falas.
 
Është e pakuptueshme pse PD u bën çdo ditë thirrje qytetarëve për të mos kontrolluar falas shëndetin e tyre.
 
Falas, pa paguar asgjë, qytetarëve u ofrohet mundësia të parandalojnë sëmundje e të jetojnë më gjatë e më shëndetshëm.
 
Dje PD akuzonte qeverinë se po shpenzonte më shumë. Sot, që kuptoi se nuk do të shpenzohet asnjë qindarkë ekstra, por përkundrazi, për të njëjtin buxhet do të përfitojnë më shumë qytetarë, më shumë kontrolle falas, opozita i është rikthyer avazit të vjetër të propagandës anti checkup.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje çdo qytetari të moshës 35-70 vjeç, t'i drejtohen qendrave shëndetësore për të përfituar kontrollin shëndetësor FALAS, për të parandaluar sëmundje e për tu kuruar në kohë.
 
Përtej fjalëve dhe baltës që hidhet çdo ditë, shërbimi i check-up është FALAS për çdo qytetar në moshën 35-70 vjeç.
 
Është një shërbim që funksionon, që parandalon sëmundje dhe ju ndihmon të jetoni me shëndetshëm!"
, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)