'Cirk' me 'Shqiponjat' në Shkodër,
kapet njëri trafikant, ikën tjetri

'Cirk' me 'Shqiponjat' në Shkodër,<br />kapet njëri trafikant, ikën tjetri<br>
Një trafikant është arrestuar nga Forcat Shqiponja në Shkodër, psai është aksidentuar në tentativë për t'u larguar. Në pranga ka rënë 32-vjeçari Bardhok Qershia, i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në tentativë për të ikur, 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke u zhdukur menjëherë bashkë me pasagjerin, pasi në mjetin e tyre ndodheshin 22.5 kg kanabis. Arratisja ka dështuar për Qershinë, i cili është arrestuar nga Shqiponjat, ndërsa personi tjetër vijon të jetë në arrati dhe në kërkim nga policia. 

Njoftimi i policisë:
Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme Shqiponja” u arrestua në flagrancë shtetasi: Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër. Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volkswagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithsej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

kanabis
(Pamje nga kanabisi i gjetur në makinë)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut