Atentati ndaj ish kreut të Krimit Ekonomik të Tiranës Ervin Dalipaj dhe shokut të tij Juxhin Dautaj po hetohet si vrasje në rrethana cilësuese ndërsa pas 72 orëve ende nuk ka asnjë provë që çon hetuesit tek autorët e krimit.
 
Ngjarja po hetohet nga prokuroria e Durrësit ndërsa sipas burimeve për ReportTv në këtë dosje do të atashohen dhe hetues nga krimet e rënda, hetues të cilët prej më shumë se 1 vit e kishin në kërkim Dalipajn.
 
Grupi hetimor ka listuar si persona që do të pyeten të gjithë ata që kanë qenë pjesë e hetimit të kryer ndaj Ervin Dalipajt dhe Denis Shtrazës për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut.
 
Përgjatë një viti sqaruan hetuesit është negociuar disa herë me Dalipajn të vetëdorëzohej në polici por paçka se ka pasur disa tentativa në fund ato kanë dështuar dhe kjo nuk është bërë e mundur.
 
E teksa ka përfunduar dinamika e ngjarjes dhe rindërtimi i skenës së krimit sipas prokurorisë ekzekutimi i Dalipajt dhe Dautajt në të njëjtin moment ka krijuar bindjen se atentatorët i njihnin dhe krimin e kanë kryer për larje hesapesh.
 
Akuza kërkesë kompanive celulare për telefonatat në orën e krimit
Hetuesit kanë kërkuar dhe të dhëna nga kompanitë celulare për telefonat që ditën e ngjarjes janë ndodhur në një perimetër të afërt me vendin e krimit për të identifikuar nëse atentatorët janë sinjalizuar apo jo për lëvizjet e mjetit ku udhëtonin dy viktimat.
 
Tre ditë më parë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj u ekzekutuan në një atentat mafioz pranë mbikalimit të sukthit nga një breshëri prej 32 plumbash kallashnikovi, ndërsa 25 të shoqëruarit si dëshmitar e persona që mund të jepnin dëshmi të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes janë lënë të lirë.
 

dy.b/shqiptarja.com