Dënimi ndaj gjeneralit serb Rakto Mlladiç, e ka përshëndetur edhe Sali Berisha duke shkruar një status në “Facebook”.

Berisha e cilëson Mlladiçin si xhelatin e Ballkanit, që shkaktoj mijëra viktima të pafajshme në Bosnje-Hercegovinë.

Kjo është një fitore e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, por edhe një ngushëllim për familjet e viktimave të gjenocidit.

Statusi i plotë:

Të dashur miq, dënimi me burgim të përjetshëm i njërit prej kasapëve më barbarë të Ballkanit në të gjitha kohërat, gjeneralit famëzi Ratko Mlladiç është një fitore e drejtësisë ndërkombëtare.

Dënimi i këtij xhelati sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është në një farë mënyre edhe një ngushëllim për familjarët e qindra mijëra viktimave të genocidit serb në Bosnje Herzegovinë.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com