Fëmijët e “Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë”, të shoqëruar nga të rinjtë vullnetarë dhe nga aktorja e mirënjohur, Rudina Dembacaj kanë kaluar disa momente argëtimi në pistën e patinazhit, për t’u zhvendosur më pas në kinema. 

“Është emocion i veçantë të jem pranë këtyre fëmijëve, që po më dhurojnë kaq shumë dashuri” - shprehet Dembacaj. Të pranishëm në aktivitet ishin gjithashtu, zv/ministri i MASR, Shpati Kolgega, si dhe Drejtoresha e SHKR-së Lorena Haxhiu, e cila shprehet entuziaste për angazhimin e të rinjve në nisma të tilla, që do jenë padiskutim të shtrira në të gjithë Shqipërinë. 

“Kur sytë e tyre shkëlqejnë dhe vlojnë nga dëshira, duke pyetur se cili është destinacioni i radhës dhe cilët janë miqtë e rinj që do takojnë, atëherë ne me plot gojë pohojmë se ky është modeli i rinisë shqiptare, modeli që do prijë gjeneratën tjetër” - thekson ajo. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com