'Dita Botërore e Tërbimit', fushatë
për vaksinimin e dhelprës së kuqe

'Dita Botërore e Tërbimit', fushatë<br />për vaksinimin e dhelprës së kuqe
Për të dytin vit radhazi, Ministria e Bujqësisë ka nisur fushtaën e vaksinimit të dhelprë së kuqe kundër tërbimit, me synim çrrënjosjen e kësaj sëmundje të rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe njeriut. Në kuadër të 28 Shtatorit, Ditës Botërore të Tërbimit, Projekti PAZA nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë ka nënshkurar një Memorandim Bashkëpunimi me Federatën e Gjuetarëve të Shqipërisë, qëllimi i të cilit është monitorimi i rezultateve të vaksinimit. 

Gjatë një aktiviteti në Durrës, u bë me dije se gjuetarët do të lejohen të gjuajnë një numër të caktuar dhelprash, të cilat më pas do të dërgohen në laborator për të parë nëse janë prekur nga sëmundja e tërbimit.

Vaksinimi kundër tërbimit ka nisur që në pranverën e 2014-ës dhe do të bëhet te dhelprat, që janë dhe burimi kryesor i tërbimit, sëmundje me pasoja fatale që transmetohet te qentë dhe te njeriu. Për vetë natyrën e vaksinimit, i gjithë procesi do të kryhet nga ajri, ku avionë të vegjël 2 herë në vit do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine që është e futur në ushqim të posaçëm për dhelprat.

Avionët e vegjël, nëpërmjet makinerive speciale do të hedhin 20 vaksina për kilometër katror dhe gjatë fazës së parë do të shpërndahen rreth 500,000 vaksina karrem.

Vaksinimi bëhet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë. Për të arritur një imunizim të plotë të popullatës së dhelprave nga tërbimi është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për 5 vjet rresht.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani