Kryetari i PD, Lulzimi Basha thekson se Shqipëria humbi 7 vende në vlerësimin e Raportit të Bankës Botërore "Doing Business 2018", për shkak të rritjes së taksave dhe detyrimeve nga ana e qeverisë.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thekson se Shqipëria renditet e fundit nga vendet e rajonit, pas Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
"Banka Botërore konfirmon: Rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësisht rimbursimin e TVSH-së. Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më të mirë sesa Shqipëria, e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar përparësi krahasuar me Shqipërinë. Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qartë: Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj", thuhet në deklaratën e kryetarit të PD.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com