'Dosja Habilaj', hetim pasuror për
tre ish-drejtuesit e Policisë Vlorë

Për 3 ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të shpallur në kërkim, të cilët akuzohet se kanë ndihmuar “Habilajt” në kultivimin dhe trafikun e kanabisit, ka nisur edhe hetimi pasuror, si pjesë e procedurave të hetimeve.

Për Jaeld Çelën, ish-kreu i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Gjergj Kohilën, ish-Shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë dhe Sokol Boden, ish-shefi i Policisë Kufitare në Dhërmi, ka nisur hetimi pasuror i bazuar në ligjin ‘antimafia’.

10 ditë më parë u lëshuan urdhër ndalimi për Jaeld Çelën dhe Gjergj Kohila, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa për Sokol Boden u lëshua urdhër-arrest, urdhra të cilët nuk u ekzekutuan për shkak se këta tre persona nuk janë gjetur në banesat e tyre.

Krimet e  Rënda, dyshojnë për implikim të tyre në trafikun e kanabisit dhe dy ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi arrest me burg për 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë.

Sipas hetimeve 3 ish-efektivët kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë 4 viteve të fundit kanë trafikuar rreth 3,5 ton kanabis në drejtim të Italisë.

Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump