'Drejtësi', drafti në Venecia me
propozimet e LSI-së dhe PD-së

'Drejtësi', drafti në Venecia me<br />propozimet e LSI-së dhe PD-së
TIRANE- Komisioni i Posaçëm vendosi që t’i dorëzojë Venecias draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, së bashku me opinionet e LSI-së dhe të Partisë Demokratike. Pas 3 orësh mbledhje, PD ndryshoi qëndrim dhe vendosi që të hënën të sjellë opinionin e saj të shkruar për ndryshimet kushtetuese që do t'i kalojnë Venecias. 

Ndërsa përsa i përket LSI, nuk pati surpriza. Kjo forcë paraqiti sygjerimet e veta për të ndërhyrë në ligj, ndrësa nuk harroi të theksojë se kishte rezerva për variantin e miratuar nga ekspertët e nivelit të lartë të komisionit.

Në fjalën e tij kreu i Komisionit Fatmir Xhafaj tha se Reforma është e bazuar gjerësisht mbi ekspertizën vendase dhe të huaj. Reforma dhe drafti tha Xhafaj është bazament për të vazduar dialogun për konsensus më të gjerë

“Dy gjëra janë të dallueshme këtu, që reforma është themelore për integrimin dhe mbi të gjitha për demokracinë dhe së dyti biem dakort që produkti që kemi është një projekt që ka një bazament të shëndetshëm me të cilin të gjithë ndajmë shumë pika të përbashkëta, por me rezervën që kemi kendvështrime të ndryshime për çështje të vecanta nga pikëpamja e leximit që u është bërë udhëzimeve të venecias. Këto dyja janë një bazament i rëndësishëm për të vazhduar një dialog për të vazhduar një konsensus më të gjerë se ky që kemi sot. Tre çështje janë në bazamentin e këtij projekti, lufta kundër korrupsionit të sistemit, efikasiteti i saj dhe roli i politikës. Dy të parat janë trajtuar, sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët”, tha Xhafaj.

Ora 13:00 Ristani: Referendumi i pamundur
Ristani në rradhët e opozitës mendon se referendumi nuk wshtw njw zgjidhje, ndryshe nga krahu i maxhorancës e cila nga vetë kryeministri u cilësua si ide e mirë  

Por për opozitën, referendumi është i pamundur me ligjin aktual, pse? Këtë e shpjegoi deputeti Arben Ristani në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Duke iu drejtuar deputetit socialist, Pandeli Majko, Arben Ristani tha se ligji aktual i referendumeve nuk mundëson zhvillimin e tyre.

“Me ligjin aktual nuk mund të bëhet referendum për reformën në drejtësi. Nëse keni ndërmend të ndryshoni ligjin për referendumet atëherë po, por me këtë ligj ekzistues nuk mund të shkoni sepse ligji kërkon 1/3 e listës zgjedhore, pra 1.3 milionë, që të jetë pro dhe pjesëmarrjen e dyfishit të tyre në votime, pra 2.6 milionë votues. Ju e dini që kjo është e pamundur sepse në Shqipëri numri i votuesve pjesëmarrës është 1 milionë e gjysmë”, deklaroi Ristani.

ristani

Ora 12.05 Mediu: Rekomandimet e Venecias të jenë pjesë e debatit
 
Anëtari i Komisionit të posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Mediu tha se baza në gjykimin e opozitës për një konsensus të plotë politik e në përputje me kushtetutën janë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
 
“Pajtohem me Halimin se nga pikëpamja thelbësore, do ishte e e rëndësishme që Rekomandimet e Venecias të ishin pjesë e debatit, në mënyrë që të arrijmë në produkt konsensual. Për t’i lexuar drejt rekomandimet. Shqetësimi ynë është që në draftin e paraqitur ka elementë që nuk respektojnë rekomandimet dhe nuk garantojnë pavarësinë e gjyqësorit,” u shpreh Mediu.
 
Ai shtoi më tej se nevoja për konsensusin mes dy palëve ka të bëjë edhe me miratimin e draftit, i cili kërkon 2/3 e votave.
 
“Jemi ulur për të realizuar një konsensus sepse nuk mund të miratohet as drafti pa 2/3. Nëqoftëse  ju na kërkoni konsensusin për 2/3 për ta votuar draftin. Shkruani në një pikë që nuk kemi nevojë, se kemi 3/5. Unë ngre shqetësimin që me 3/5 jo vetëm që nuk garantohet pavarësia por çimentohet një lloj kontrolli politik i institucioneve gjyqësore,” deklaroi ai.

fatmir mediu
 
 
Ora 12.20 Majko: Nëse s’ka konsensus, Referendumi zgjidhja e vetme

Ashtu siç kryeministri Rama u shpreh një ditë më parë, edhe deputeti socialist  Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje konsensuale mes palëve, atëherë zgjidhja e vetme mbetet publiku.
 
“Edhe nëse do biem dakort të mos biem dakort, ne kemi dhe një rrugë të fundit, shkuarja te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për t’i dhënë fund çdo lloj skenari që diku po gatuhet një grusht shtetit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë grusht shteti,” tha Majko.

"Kolegët e opozitës kanë të drejtën si opozitë të shprehin mosbesim. Dua të nënvizoj, se ne kemi ardhur me një qëndrim shumë të qartë për të ndryshuar kushtetutën, ligj që nuk është pronë e asnjë partie, dhe konsensusi politik do jetë kryefjala e diskutime të përbashkëta. Ne do t’i qëndrojmë asaj që kemi thënë në fillim të procesit, që këtë do ta bëjmë me ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë.

E ritheksoj që konsensusi politik është shumë i rëndësishëm, por besoj dhe jam i bindur që do kem mirëkuptimin se prevalenca përballë konsensusit politik, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE. Integrimi lidhet shumë me këtë reformë.

Ne nuk kemi të drejtë të bëhemi ekspertë dhe përfaqësues të Venecias. Në këtë pikë edhe unë së bashku me kolegët, do t’i drejtohemi edhe asaj që foli Braho, në një reflektim në lidhje me shumicën e 2/3 apo 3/5. Ne duam sistem funksional , jo i cili të diskutohet nga marrja ose jo nga politika. Nëse diskutojmë pavarësinë e drejtësisë,  është mirë që të shohim si është drejtësia sot.

U detyrohemi ndjesë atyre prokurorëve që sot me ndershmëri ushtrojnë detyrën. Parlamenti nuk po tregohet i një anshëm, ligji i dekriminalizimit në thelb ka të bëjë me ndërprerje mandatesh. Parlamenti e ka filluar nga vetja, për të vazhduar me reformën në drejtësi.

Edhe nëse do biem dakort të mos biem dakort, ne kemi dhe një rrugë të fundit, shkuarja te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për t’i dhënë fund çdo lloj skenari që diku po gatuhet një grusht shtetit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë grusht shteti," tha Majko.



Ora 11:54 Braho: Kemi mendim ndryshe për mandatin e institucioneve
Në emër të lëvizjes socialiste për integrim në Komsion Spartak Braho ka shprehur disa nga vërejtjet dhe mendimet e LSI-së lidhur me draftin e ekspertëve. Spaho tha se LSI ka disa rezerva që do t'ia paraqesë kryetarit të Komsiionit ndër të cilat, mandati i institucioneve, oragniziimi i Gjykatës së lartë, i Prokurorisë dhe roli i ministrit të Drejtësisë.

Ne ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës
Duam të dominojë sistemi i karrierës
Kemi mendim ndryshe për madatin e institucioneve
Kemi riformulim tjeter per zgjedhjen e anëtërëve të gjykatës kushtetuese, sipas modelit gjerman. 
Opsion tjeter lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë e vetme dhe e ndarë në seksione. 
Kemi gjykim tjeter në lidhje me oragnizimin e Prokurorisë.
Jemi për formulime që rrisin rolin e ministrit Drejtësisë"-
keto janë disa nga pikat për të cilat LSI ka rezerva

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin