Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

TIRANË - Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake, ku është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë, raporton gazetarja Keti Banushi.

Organi i akuzës pretendon se deputeti ka dështuar të deklarojë disa pasuri të tij, duke shkelur ligjin për deklarimin e interesave private.

Seanca paraprake për Dogjanin në GJKKO është shtyrë dy herë, teksa herën e fundit deputeti solli raport mjekësor për gjendjen e tij, çka solli shtyrjen e seancës.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie. Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku