'Drejtësi’ për Astrit Deharin,Lëvizja
Vetëvendosje bllokon Kuvendin

'Drejtësi’ për Astrit Deharin,Lëvizja<br />Vetëvendosje bllokon Kuvendin
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për rrethanat e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
 
Me një pankartë në të cilën shkruhej “Drejtësi’, deputetët kërkuan që të zbardhet ngjarja dhe autorët të dënohen.
 
Për kërkesën e Vetëvendosjes nuk mjaftoi mbështetja e AAK dhe NISMA-s, pasi në sallën e Kuvendit ishin vetëm 45 deputetë dhe kërkesa u rrëzua, ndërsa shumica kërkoi që të priten rezultatet e autopsisë më pas të diskutohet.
 
Pas protestës në opozitës seanca u ndërpre për të filluar në orën 14:00. 

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dehari humbi jetën para 2 javësh në burg, ndërsa ishte arrestuar pasi akuzohej për sulmin me molotov të Kuvendit.

Vet�«vendosje
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave