'Drejtësia'  Lu: Nëse dështoni 
turpëroheni para zgjedhësve

'Drejtësia'  Lu: Nëse dështoni <br />turpëroheni para zgjedhësve
Të hënën drafti me ndryshimet kushtetuese për reformimin e drejtësisë do të votohet në parim.
 
Lajmi u konfirmua nga kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafa, i cili saktësoi se javën e ardhshme do të nisë pjesa intensive e kësaj reforme për ta përfunduar atë brenda muajit.
 
Në pjesën me dyer të mbyllura të kësaj reforme, burime të Report Tv zbuluan se deputeti socialist, anëtar i komisionit, Pandeli Majko i ka kërkuar opozitës ta votojë draftin e reformës që sot e në ditët në vijim ta shqyrtojë në hollësi.
 
Kërkesa është refuzuar nga të djathtët nën argumentin se i duhet më shumë kohë.
 
Ndërkaq në prononcimin për mediat Eduard Halimi hodhi idenë e votimit veçmas të një pjese të kësaj reforme, atë që ka të bëjë me Byronë dhe komponentin Anti korrupsion. Ndërsa për pjesën tjetër opozita ka më tepër kohë për konsultime.

Donald Lu: Po dështoi reforma në drejtësi, do turpëroni veten
Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot jo si zakonisht, pasi të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
 
Në këtë mbledhje u rikthyen edhe përfaqësuesit e opozitës, pas bojkotit 10 ditor të Kuvendit.
 
Por ajo që mori vëmendjen e anëtarëve të komisionit, ekspertëve dhe jo vetëm, ishte deklarata e ashpër e ambasadorit Lu, i cili u shpreh pa doreza se, nëse dështon reforma në sistemin e drejtësisë, atëherë, anëtarët e komisionit ad hoc do të turpërohen përpara zgjedhësve të tyre, si dhe do të turpërojnë marrëdhëniet me BE e SHBA.
 
"Nëse kjo reformë dështon, anëtarët e këtij komisioni do të turpërojnë veten përpara zgjedhësve. Do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA e BE. Fatmirësisht ne sëbashku nuk do të lejojmë që të dështojmë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses"- u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu, përpara anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi.
 
Ambasadori Lu tha se mëshiron udhëheqësit e shurdhër politik të cilët mund të bllokojnë reformën në drejtësi. Sipas tij, kush e bllokon reformën, do të përballet me zemërimin e qytetarëve ne zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Mëshiroj udhëheqësit e shurdhër politik nëse e bllokojnë këtë reformë. Do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit e prokurorit të korruptuar, duke bllokuar këtë reformë”, theksoi Lu.
 
Me qëllim përshpejtimin e procesit të miratimit të reformës, Lu i kërkoi komisionit parlamentar caktimin e një kalendari për kalimin e reformës në komisionin parlamentare brenda muajit maj, ndërsa deri në fund të qershorit ajo duhet të miratohet në Kuvend. 

“I kërkoj komisionit të reformës të caktojë një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme. Në komision reforma duhet të mbarojë deri në fund të majit, në parlament deri në fund të qershorit. Dalloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për të detyrë", deklaroi Lu.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…